Orë më të shtrenjtë se makina
ime? Jeni gjyqtarë të korruptua

Orë më të shtrenjtë se makina<br />ime? Jeni gjyqtarë të korruptua
TIRANË - Nëse shumë gjyqtarë në vendin tonë e kanë me "pikëpyetje" nëse janë të korruptuar ose jo, ambasadori amerikan në vendin tonë Donald Lu është kujdesur t'i heqë çdo dyshim. Madje Lu i ka dhënë edhe një këshillë:  Se nëse e gjejnë veten në ndonjë pjesë të këtyre konstatimeve qe ai tha publikisht para një trupe gjyqtarësh dhe prokurorësh, siç janë ryshfeti apo pasuritë e pajustifikuara, të heqin dorë nga detyra, ndryshe shumë shpejt do të përfundojnë në burg për shkak të reformës së pritshme në sistemin e drejtësisë.

"Prova ime për korrupsionin është shumë e thjesht. Nëse keni marrë ndonjëherë para në shkëmbim të një vendimi gjykate, ju jeni i korruptuar. Edhe nëse e ke bërë vetëm një herë, ke thyer ligjin dhe nuk je i përshtatshëm për gjyqtar. Nëse ulni kokën dhe shikoni se në kyçin e dorës mbani një orë që kushton më shumë se makina ime ka të ngjarë që të jeni gjyqtarë të korruptuar. Nëse ky është rasti ju nxis ta lini këtë profesion menjëherë, mund edhe të përfundoni në burg së shpejti", tha Lu gjatë Konferencës Kombëtare Gjyqësore.
 
Duke ju drejtuar gjyqtarëve të ndershëm, për të cilët tha se nuk janë të paktë në Shqipëri, kryediplomati amerikan i nxiti të kenë besim pasi sipas tij "ndryshimi po vjen".

"Pjesa më e madhe e gjyqtarëve janë profesionistë, të ndershëm e punëtorë. E di që është e vështirë të jesh gjyqtar i ndershëm në Shqipëri, nuk punon për shumë para dhe ka trysni nga çdo anë për të marrë vendime të rëndësishme. Gjyqtarë të ndershëm meritojnë të punojnë në një sistem tjetër. Ju duhet të bëheni shembull i këtij sistemi të ri", - tha Lu.

Këtë ndryshim rrënjesor që sheh në të ardhmen e gjyqësorit, ambasadori amerikan e lidh me reformën në drejtësi, për të cilën shprehu besimin se pas tryezave konsultuese me grupet e interesit, pjesë e saj do të bëhet çdo propozim i ardhur prej tyre. 

"Reforma të mëdha janë të nevojshme për të luftuar korrupsionin. Tani është koha për gjyqtarë he prokurorë të ndershëm që të flasin në favor të reformës në drejtësi, e kundër politikës e gjyqtarëve të paaftë. Ju mund të bini ose jo dakord me propozimet në reformën në drejtësi. SHBA dhe Be e mbështesin plotësisht paketën aktuale të reformës. Ne e dimë që pas 19 tryezave publike dhe informacioneve prej komisionit të Venezias ky propozim do të ndryshohet për të pasqyruar idetë më të mira të kësaj shoqërie", -tha Lu.

 Në nisje të fjalës së tij, shefi i diplomacisë amerikane në vendin tonë tregoi një histori te 15 viteve me pare të një gjyqtari amerikan nga Kalifornia i cili kishte vizituar Kinën, aty ku një gjyqtar i ri kinez i kishte drejtuar pyetjen: Çfarë do të bënit ju kur një politikan ju thotë se çfarë do të vendosni, apo kur dikush ju jep ryshfet.

Përgjigjja e gjyqtarit amerikan ishte: Nuk e di. "Pastaj i shpjegoi se gjatë dekadave që kishte shërbyer në karrigen e gjyqtarit kurrë nuk kishte dhënë ryshfet dhe kurrë një politikan nuk i kishte thënë çfarë të vendoste", rrëfeu Lu, duke shpjeguar se kjo nuk ndodh ngaqë "nuk ka zyrtarë të korruptuar, por se rreziqet nga pasojat e korrupsionit janë aq të paktë sa ata që përpiqen ta marrin këtë risk nuk e bëjnë, sepse kur një zyrtar amerikan kapet ai futet në burg për një kohë shumë të gjatë".

Këtë histori ambasadori Donald Lu e solli sërish në vëmendje në mbyllje të fjalës së tij, por kete radhe duke ju drejtuar gjyqtareve shqiptare: "Çfarë do bënit ju kur një politikan përpiqet t'ju tregojë se si të vendosni ose kur dikush përpiqet të jap ryshfet? Mezi pres që në Shqipëri përgjigja të jetë: Nuk e di kjo nuk ka ndodhur kurrë". 

Vlahutin:Reforma në Drejtësi Domosdoshmëri për gjyqësorin
Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin e konsideron reformën në Drejtësi si një domosdoshmëri për sistemin gjyqësor në vend, ndërkohë që ka gantuar gjyqtarët e prokurorët që kjo nuk është një reformë kundër tyre dhe se asnjë gjyqtar apoprokuror i pakorruptuar nuk do të shkarkohet.

Vlahutin ka theksuar se, përmes kësaj reforme duhet t’i jepet fund sjelljeve korruptive pasi reforma do kthejë dinjitetin e shqipëtarëve.

“Ajo është projektuar për të sjellë besimin dhe dinjitetin për ata që bëjnë punë me përkushtim e me ngjërgjegjie. Ajo është për ti dhënë fund sjelleve korruptive e joprofesionale që po shkatërrojnë reputacionin tuaj dhe themelet e demokracise në Shqipëri” tha Vlahutin.
 
Në këtë kontekst, Vlahutin theksoi se gjyqtarët kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe se për transferimin e tyre do të ketë kritere më të qarta.

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin e konsideron reformën në Drejtësi si një domosdoshmëri për sistemin gjyqësor në vend, ndërkohë që ka gantuar gjyqtarët e prokurorët që kjo nuk është një reformë kundër tyre dhe se asnjë gjyqtar apoprokuror i pakorruptuar nuk do të shkarkohet.

Vlahutin ka theksuar se, përmes kësaj reforme duhet t’i jepet fund sjelljeve korruptive pasi reforma do kthejë dinjitetin e shqipëtarëve.
“Ajo është projektuar për të sjellë besimin dhe dinjitetin për ata që bëjnë punë me përkushtim e me ngjërgjegjie. Ajo është për ti dhënë fund sjelleve korruptive e joprofesionale që po shkatërrojnë reputacionin tuaj dhe themelet e demokracise në Shqipëri” tha Vlahutin.

Në këtë kontekst, Vlahutin theksoi se gjyqtarët kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe se për transferimin e tyre do të ketë kritere më të qarta, ndërkohë që ka mungesë besimi edhe nga komuniteti ndërkombëtar.

“Ka shumë elementë, një arsye kyçe është mangësia thelbësore e besimit në sistemin gjyqësor shqipëtarë. Ato që i shërbjenë ligjit janë mbrojtësit kryesor të Kushtetuës e demokracisë, janë ata që integriteti profesional i tyre duhej të ishte i pastër. Ata kanë përgjegjësi ndaj qytetarëve të Shqipërisë, ndaj askujt tjetër” shtoi ajo.
Vlahutin ka theksuar se,Këshilli i ri Gjyqësor do të ketë kompetenca më të gjëra dhe strukturë që do të ndryshohet në menyrë rrënjësore.Ai duhet të ketë funksion të planifikimit strategjik. Ndërkohë, ajo ka ripërsëritur domosdoshmërinë që gjyqtarët duhet të mborhen nga presionet,edhe të qeveritarqve, kqrcqnimet, apo çdo lloj favori, deri te shantazhi.

Llalla: Politika të qëndrojë larg Drejtësisë
Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Lalla në Konferencën gjyqësore bëri përgjegjëse politikën për situatën e Drejtësisë në vend. Sipas tij, duke e konsideruar Shqipërinë si një vend ende në tranzicion, shtoi se "presioni i politikës mbi Drejtësinë, pengon reformimin e këtij sistemi". Gjithashtu, Llalla e sheh zgjidhjen e Reformimit të Drejtësisë nëse politika distancohet.

"Gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë duhet të japin kontributin e tyre. Të gjithë duhet të ofrojnë ekspertizën e tyre për të forcuar pavarësinë e sistemit të drejtësisë. Një kolegu Juaj, në një botim të tijin, shprehet se : “vendet në tranzicion janë ato në të cilat politika ndikon mbi drejtësinë”. Është një aksiomë e vërtetë, brenda së cilës gjendet edhe zgjidhja. Tranzicioni përfundon kur politika të qëndrojë larg sistemit të drejtësisë. Duhet të angazhohemi të gjithë bashkë që Reforma në Drejtësi të orientohet në këtë drejtim", tha ai. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i PS-së: Të bëjmë një ligj për të tredhur personat që abuzojnë me fëmijët

Deputeti i PS-së: Të bëjmë një ligj për të tredhur personat që abuzojnë me fëmijët