Organizatat e gazetarëve
shfaqin problemet në Kuvend
Dy përfaqësuesit e lartë drejtues të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), përkatësisht kryetari Aleksandër Çipa dhe sekretari i Përgjithshëm Xhovan Shyti, kanë qenë sy ditë më parë përpara deputetëve të Komisionit parlamentar të Medias për të dhënë një tablo të situatës sociale, në të cilën e ushtrojnë veprimtarinë e tyre punonjësit e angazhuar në sektorin e “pushtetit të katërt”.
Dy përfaqësuesit e lartë drejtues të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), përkatësisht kryetari Aleksandër Çipa dhe sekretari i Përgjithshëm Xhovan Shyti, kanë qenë sy ditë më parë përpara deputetëve të Komisionit parlamentar të Medias për të dhënë një tablo të situatës sociale, në të cilën e ushtrojnë veprimtarinë e tyre punonjësit e angazhuar në sektorin e “pushtetit të katërt”. “Në skenën mediatike të vendit aktualisht gjenden të punësuar mbi 5.700 punonjës, nga të cilët mbi 2.300 janë gazetarë, që punojnë në të gjitha strukturat redaksionale të mediave. Rreth 1.290 gazetarë kanë mbi katër vjet marrëdhënie pa shkëputje nga puna”. Me këto të dhëna e ka nisur fjalën e vet kryetari i UGSH, Aleksandër Çipa, duke sjellë para deputetëve të Komisionit shifra e fakte konkrete. Sipas Çipës, në mediat audiovizive aktualisht janë të punësuar pjesa më e padhe e punonjësve mediatikë: mbi 3.700 punonjës në krejt vendin, në 72 televizione, në 72 radio dhe 3 platforma digitale. Nga ana tjetër, në shtypin e shkruar gjenden të punësuar shumë më pak: rreth 670 punonjës, ndërkohë që në morinë e madhe prej 600 mediash online janë të punësuar rreth 980 persona. Nga këto shifra del se sektori i gazetarisë elektronike është në ekspansion edhe në vendin tonë, ashtu sikurse po ndodh në vende të tjera. Pas këtyre të dhënave, Çipa ka hyrë në të ashtuquajturën “zona e zezë” e medias, duke tërhequr vëmendjen e deputetëve të pranishëm. “Sistemi i pagave në media funksionon në mënyrë të çrregullt.
Nuk ka respektim të afateve kohore të dhënies së tyre dhe nuk respektohen as kriteret e parashikuara në legjislacion, si dhe në Kodin e Punës të Republikës së Shqipërisë. Unioni i Gazetarëve Shqiptare ka konstatuar se, gjatë vitit 2015, në mbi 95 për qind të të gjitha mediave, ka pasur vonesa të dhënies së pagave mujore, duke cenuar në këtë mënyrë periodicitetin kohor, që është i detyruar me kontratë për punëdhënësit. Në mbi 30 për qind të tyre, këto vonesa shkojnë deri në tre dhe katër muaj. Pagat e punonjësve të medias në Shqipëri fiksohen nga pronarët dhe administratorët e tyre, por pa patur një proces të rregullt negociues, sikurse ndodh në vende të tjera. Pagat më të mëdha të sektori kapin vlerën deri në 300 mijë lekë të reja, ndërsa minimalet shkojnë deri në 25 mijë lekë. Kjo praktike mundëson fenomene diskriminuese dhe shpesh madje edhe kon ikte administrative. Për kësi shkaqesh, gjatë vitit 2015 ka pasur mbi 135 procese gjyqësore në Gjykatën e Tiranës, është shprehur kreu i organizatës së gazetarëve.
Por problematika nuk përfundon këtu, sipas tij. Çipa ka sjellë të tjera statistika, të nxjerra nga monitorimi permanent që UGSH i bën situatës sociale të gazetarëve. “Gjatë pesë viteve të fundit, në asnjë prej mediave të vendit nuk është negociuar kontrata kolektive e gazetarit, ndërkohë që kontratat individuale nuk negociohen, por përcaktohen falë vullnetit vetëvendosës të punëdhënësve… Për rreth 50 për qind të numrit të të gjithë punonjësve të media së vendit nuk ka derdhje kontributesh financiare për sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore të tyre dhe ky përbën një skandal, duke qenë se është evazion fiskal, kundër të cilit qeveriaështë angazhuar me aksion të posaçëm tatimor.
*) Ky shkrim është përgatitur në bashkëpunim me Osservatorio Balcani e Caucaso për Qendrën Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), bashkëfi nancuar nga Komisioni Evropian. Përmbajtja e shkrimit është përgjegjësi vetëm e Shqiptarja.com dhe nuk mund të pretendohet në asnjë mënyrë se pasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.2%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.2%
Vota total: 2438
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion
16 Janar, 22:52
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45