TIRANË, 4 Dhjetor /ATSH-Gjergji Mima/ -Përfaqësues nga grupe të ndryshme të shoqërisë civile, gra, vajza, djem, të rinj dhe të reja, të inicuar nga Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë, manifestuan sot përpara Kuvendit, për të shprehur mos-aprovimin shoqëror për qasjen e politikës përkundrejt grave dhe për të kërkuar shanse të barabarta për gratë në politikë dhe vendimmarrje.
Nëpërmjet këtij manifestimi u kërkua specifikisht rishikimi dhe ndryshimi i Kodit Zgjedhor për të forcuar kuotën gjinore. "Në Kodin Zgjedhor duhet të përcaktohet qartë se të paktën 1 në çdo 3 emra përgjatë të gjithë listave shumë-emërore të jetë nga gjinia më pak e përfaqësuar dhe të sanksionohen me refuzim listash partitë që nuk zbatojnë kuotën gjinore. Kjo është e vetmja mënyrë dhe mekanizmi i duhur për të garantuar përfaqësim të denjë të burrave dhe grave në politikë", u shpreh Altin Hazizaj, përfaqësues i Koalicionit.
Përfaqësues nga grupe të ndryshme të shoqërisë civile, gra, vajza, djem, të rinj dhe të reja, të inicuar nga Koalicioni për Gratë dhe të Rinjtë në Politikë, manifestuan sot përpara Kuvendit
Manifestuesit të cilët mbanin në dorë pankarta me mesazhe dhe kërkesa në mbështetje të përfaqësimit të gruas në politikë, e shoqëruan manifestimin me fishkëllimën e bilbilave dhe thirrjen '1 në 3'. Manifestuesit kërkuan publikisht nga parlamentarët që të mbështesin me mjete pro-aktive pjesmarrjen dhe përfaqësimin dinjitoz të grave dhe vajzave në politikë dhe vendim-marrje. Ata kërkuan specifikisht nga politikanët të rishikojnë Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Partitë Politike, të nxisin barazinë gjinore në të gjitha strukturat e partive duke zbatuar kuotën gjinore dhe mbështetjen me buxhet të veçantë për Forumet e Grave të partive politike, si mjete për arritjen e barazisë gjinore në politikë dhe vendim-marrje.
Koalicioni dhe organizatat e shoqërisë civile do të vazhdojnë përpjekjet që të gjithë së bashku të krijojmë mundësitë që gratë të jenë pjesë e politikës, sepse barazia gjinore, përfaqësimi dhe pjesëmarrja e tyre në politikë janë çështje thelbësore të demokracisë dhe të drejtave të njeriut./a.g/
/Shqiptarja.com