Organizatat tryezë për reformën
zgjedhore, Luzi: Partitë janë vonë

Organizatat tryezë për reformën<br />zgjedhore, Luzi: Partitë janë vonë
Ndërsa palët politike janë ulur tashmë në tryezë për të bërë ndryshimet përkatëse në kodin zgjedhor, për kryetaren e KQZ Lefteri Luzi palët politike janë vonë me diskutimin e ndryshimeve ne kod.

"Unë prapë mbetem jo optimiste në lidhje me atë që kjo reformë zgjedhore do të sjellë nesër. Në kohën që dekreti i presidentit del në dhjetor KQZ zgjedh planin e orientimit dhe fillon menjëherë punën për përgatitjen e zgjedhjeve. Në rast se mua më ndryshon ligji deri në dhjetor sa kohë do t’i duhet këtij KQZ ta kuptojë ligjin, ta implementojë dhe pastaj të ndryshojë të gjitha aktet", tha Luzi.

Por ndërsa ishte e pranishme në një tryezë të organizuar nga Instituti i Studimeve politike ishte dhe info chip, Luzi ngriti shqetësimin e saj për problemet që shfaqen për implementimin e ligjit të dekriminalizimit, shqetësim ky që u shpalos edhe nga organizatorët e tryezës.

"Formulari i deklarimit të ekzistojë, ligji të ekzistojë por KQZ-së t’i vijnë emrat dhe t’i thonë me emrat që ne kemi dhe kandidatët që ke ti këta kandidatë kanë dalë me këtë problem apo me atë problem, jo të fillojë të bëjë verifikimet KQZ”, u shpreh Luzi.

Gerti Shella, përfaqësues i Info Chip është shprehur: “KQZ duhet të marrë një rol pasiv në raport me verifikimin e procesit të dekriminalizimit”.
 
“Ka një pritshmëri të madhe por i mungon një element themelor, nuk ka një strukturë përgjegjëse kushtetuese dhe ligjore ku ne të trokasim dhe të marrim përgjigje, ngaqë kanë kaluar në 18 institucione të ndryshme”, deklaroi Afrim Krasniqi. 

Të pranishëm në këtë tryezë ishin edhe përfaqësues të partive të vogla të cilët  këmbëngulin për përfshirjen e propozimeve të tyre në diskutimin që do të bëhet në ditët në vijim në komisionin parlamentar të reformës zgjedhore.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!

Ylli Pata: Rikthim në 2008-n, pse u rimbyllën listat e deputetëve?!