Organizimi dhe funksionimi i shërbimit të provës, Ministria e Drejtësisë: Ja se si do të funksionojë

Organizimi dhe funksionimi i shërbimit të provës, Ministria e Drejtësisë: Ja se si do të funksionojë

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, shqyrtoi sot projektligjin "Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të provës". E pranishme në këtë komision ishte edhe zëvendës ministrja e Drejtësisë Fjoralba Caka, e cila argumentoi domosdoshmërinë dhe efektet që pritet të ketë.

Sipas Cakës, projekt-ligji erdhi si nevojë e përputhjes me garancitë dhe standardet që janë përcaktuar për këtë fushë nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës.

“Ministria e Drejtësisë si organ politikë bërës në fushën e drejtësisë penale nënvizon në mënyrë të qartë qasjen e saj për një drejtësi restauruese, ku dënimi me burgim është masa ‘extrema ratio’ qe duhet të ndërmerret.  Një reagim i ashpër, veçanërisht ndaj të miturit mund të sjellë dëme të parikuperueshme te ky individ. Ai/ajo rrezikon të kthehet në përsëritës së veprës penale dhe pse jo e drejton në lidhje kriminale nga të cilat mund të burojnë vepra më të rënda se ato për të cilat është burgosur fillimisht”, shprehet Caka.

Ndër të tjera, ajo sqaron edhe atë që parashikon projektligji:

Projekt-ligji ka parashikuar detyrimin e punonjësve të shërbimit të provës, asistimin e personave të dënuar në lidhje me strehimin dhe punësimin. Punonjësit e shërbimit të provës kanë tashmë detyrën e rëndësishme të ndërveprojnë me organet shtetërore kompetente në fushën e strehimit dhe punësimit. Në këtë aspekt nuk kemi një individ që gjendet vetëm para aparatit burokratik shtetëror por kemi një person që përfiton direkt nga mbështetja e institucioneve shtetërore”, theksoi zëvendës ministrja.

Projektligji u relatua në komision nga deputeti Xhemal Qefalija i cili vuri theksin te objektivat konkretë të këtij ligji. Ndërkohë, mbledhja u drejtua nga kryetarja Ermonela Felaj.

Ligji synon të rregullojë organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës si dhe përcakton procedura për mbikëqyrjen e ekzekutimit të masave, ekzekutimin e dënimeve alternative si dhe trajtimin e individualizuar të nevojave apo aftësive të personit të mbikëqyrur për riintegrimin në jetën shoqërore.

Më herët, edhe vetë ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, i ka vendosur rëndësi të veçantë Shërbimit të Provës ku ka kërkuar nga institucionet në varësi përgjegjshmëri të plotë.

Herë pas here, ajo ka kërkuar rritjen e performancës së punonjësve të Shërbimit të Provës, marrjen e masave për mbikëqyrjen elektronike, ndjekjen me profesionalizëm dhe pa mungesa të proceseve gjyqësore, zbatimin e masave të reja për të miturit në përputhje me Kodin e Drejtësisë për të Miturit dhe aktet nënligjore për zbatim.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen