Organizmat e modifikuara gjenetikisht ( OMGJ ) janë bërë argument diskutimesh të ashpra. "Ekzistojnë në fakt mendime mjaft të kundërta në opinionin publik, të bazuara mjaft shpesh mbi aspekte ideologjike, të cilat nuk mbajnë parasysh pothuajse fare elemente të njohjes shkencore", deklaron Massimiliano Dona, sekretar gjeneral i Bashkimit Ndërkombëtar të Konsumatorëve.
Shpesh qëndrimet janë aq ekstreme, saqë harrohet një rrethanë thelbësore: Shpesh ushqyerja jonë është e bazuar në më shumë se 50% mbi produkte importi, ku shumë prej tyre janë OMGJ, dhe prej kësaj përqindjeje nuk mund të përjashtohet asnjë rrezik për shëndetin e njeriut.
(v.gj/shqiptarja.com)