Personat e mësipërm janë hetuar për veprimtaritë e tyre të paligjshme në vitet 2014-2015 dhe kanë rënë sot në mëngjes në pranga.
Droga mbërrinte nga dy kanale furnizimi: Nga Franca për kokainën dhe nga Shqipëria për marijuanën. Droga, pasi mbërrinte në provincën e Pavisë, dërgohej pjesërisht në rajonin e Venetos për t’iu shitur shpërndarësve të asaj zone, ndërsa pjesa më e madhe tregtohej në të gjithë provincën, përfshi edhe Belgioioso-n, ku më 5 shkurt 2015 ishte arrestuar edhe një prej korrierëve shqiptarë, i cili në atë rast ishte kapur në zotërimin e 141 kg marijuanë dhe thuajse 1 kg kokainë, si dhe të një pistolete dhe një pushke.
Në kuadër të hetimeve në Pavia, karabinierët kanë ekzekutuar sot në mëngjes urdhër arrestet për dy shtetas shqiptarë: A.H. 42 vjeç, banues në Voghera dhe P.S., 29-vjeç banues në Spinea, përgjegjës për zotërimin dhe tregtimin e lëndëve narkotike kokainë dhe marijuanë, vepra penale këto të kryera në vitet 2014 dhe 2015.
Veçanërisht personi i parë merrej me importimin e kokainës që më pas tregtohej te konsumatorë të shumtë dhe nëpër lokale. Hetimet kanë bërë të mundur të zbërthehen veprimtaritë e paligjshme të A.H, i cili në mjaft raste gjatë kësaj kohe, kishte blerë personalisht rreth 25 kg kokainë si dhe 150 kg marijuanë.
Ndërsa i arrestuari i dytë ishte i specializuar në shpërndarjen e marijuanës, dhe përmes veprimeve të ndryshme të paligjshme kishte blerë rreth 22 kg të kësja droge, e cila u shitej konsumatorëve.
Në kuadër të këtyre hetimeve, janë identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë, të cilët janë ende duke u monitoruar.
s.k/Shqiptarja.com











