Orgazëm në palestër
por vetëm për femrat

Palestra është shumë e mirë për të qëndruar në formë. Por spinning, cyclette dhe ushtrimet për barkun mund të sjellin edhe një efekt “anësor”: orgazmën. Fenomi, për të cilin ka folur që në vitin 1953 Alfred Kinsey, është hetuar nga disa kërkues të Universitetit të Indiana-s në Shtetet e Bashkuara të cilët kanë vërtetuar se femrat mund të provojnë orgazmën edhe gjatë ushtrimeve fizike, pa asnjë përfshirje seksuale.

Veçanërisht kjo eksperiencë lidhet me ushtrimet për muskujt e barkut por edhe me biçikletën, kërcimin me litar, spinning dhe ngritjen e peshave. Një zbulim interesant, thojnë kërkuesit, pasi “tregon se orgazma nuk është domosdoshmërisht një ngjarje seksuale”.

Studimi bazohet mbi një sondazh online ku 124 gra kanë thënë se kanë pasur orgazma gjatë ushtrimeve fizike dhe 246 të tjera që kanë pranuar se gjithësesi kanë ndjerë një lloj kënaqësie seksuale. Nga gratë e intervistuara, të gjitha nga mosha 18 deri në 63 vjeç, rreth 40% kishte pasur më shumë se 10 raste të tilla.

(im/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës