Nëse je një personazh publik, sigurisht që çdo gjë në lidhje me jetën private, do të ngjallë kureshtjen e mediave dhe të publikut gjithashtu. Por kur bëhet fjalë për një politikan, vëmendja që u kushtohet këtyre detajeve është akoma më e madhe, dhe sigurisht kthehen në skandale.
Një gjë e tillë i ka ndodhur një politikani brazilian i cili është kthyer në qendër të të gjitha mediave brenda 24 orëve, për shkak të një videoje e cila po bën xhiron e rrjetit.
Aty shihet Joao Doria, kandidat për guvernator në Sao Paulo, i cili është filmuar në një orgji me 5 femra në një hotel. Pamjet janë shpërndarë masivisht vetëm pak ditë larg zgjedhjeve të qeverisë këtë të dielë.