Origi mbërrin sonte në Milano, tifozët e 'djallit' ëndërrojnë edhe për një tjetër pistë! Nisin kontaktet direkte për Asensio-n

Mbrëmjen e kësaj të hëne do jetë në Milano Divock Origi, sulmuesi belg i cili vjen nga Liverpool me parametra zero. 27-vjeçari fillimisht do jetë alternativa e Giroud, por nuk përjashtohet mundësia që të udhëheqë Milanin e sezonit të ri. Drejtuesit kanë gjetur marrëveshjen me lojtarin për 4 vitet e ardhshme me 3.5 milionë euro në sezon plus bonuse. Te belgu vlerësohet shumë edhe ekpserienca ndërkombëtare që i duhet shumë Milanit në Champions League.

Nga Spanja ndërkohë shkruajnë se Milan është vënë sërish në lëvizje për Marco Asensio-n, yllin e Realit që është në vitin e fundit të kontratës. Në lidhje me këtë transferim do ndikojë shumë dëshira e Realit që është gati të heqë dorë për 30-35 milionë euro, ndërsa problem për momentin është paga që dëshiron spanjolli, 6 milionë euro në sezon. Ndër të tjera është trajneri Pioli që e dëshiron jashtë mase mëngjarashin.

 

Ne.k./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’

Jakin Marena: Heshtja e Kurtit për presionin e Greqisë ndaj Shqipërisë për ‘Belerin’