ORIKUM - Prej muajt Tetor të viti të kaluar deri pak ditë më parë kanë qenë me qindra banorë qytetarët e Orikumit të larguar drejt Gjermanisë për të kërkuar azil ekonomik.

Në shkollën e mesme “Hasan Pulo” të Bashkisë së Orikumit nga maturantët janë larguar duke lënë shkollën për të gjetur punë në Gjermani. Nga eksodi masiv janë larguar më shumë nxënësit e shkollave fillore dhe kopshteve. 

Drejtoresha e kopshtit në Orikum, Sumbulla Malaj shprehet se janë 21 fëmijë të larguar së bashku me fëmijët këto muajt e fundit. 

Ndërkohë Kreu i Bashkisë së Orikimit Gezim Capo, është shprehur se largimi ka nisur në Janar dhe kjo ikje ka nisur si një sëmundje. Sipas tij gjithcka është organizuar nga shoqëritë e udhëtimit. 

Orikumi është një ndër zonat më të prekura nga eksodi i muajve të fundit. Të rinjtë janë atë të cilët nisen për në Gjermani, për të gjetur mundësinë e punësimit në mënyrë që të sigurojnë një jetësë më të mirë.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)