Orikumi është ndër zonat që u prek nga eksodi masive I banorëvë drejt Gjermanisë, por ky fakt nuk pati impakt negative në mbarëvajtjen e sezonit turistik.
 
Është mesi muajt korrik dhe plazhi i Orikumit është i tejmbushur me pushues vendas dhe të huaj.
 
Uji i kristaltë I detit, rëra kurative, shërbimi cilësor, shtimi I forave të sigurisë janë arsyet krysore se pse pushuesit kanë zgjedhur këtë destinacion për të luftuar temperaturat e larta të kësaj stine.
 
Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report nuk kane nevojë për shumë koment.
 
Hotelet janë thuajse të tejmbushura të pushues, ndërkohë që edhe shtëpitë private nuk mbeten pas në këtë drejtim
 
Numri I të punësuarve sezonal është I lartë dhe kjo ka ndikuar ndjeshëm në përmirësimin e ekonomisë së familjeve të zonës.
Pushuesit shprehen të kënaqur me kushtet, por shtojnë se ka ende punë për të bërë.

Gezim Cepo kreu ende në detyre i bashkisë Orikumit ndalet tek aryset se përse pushuesit duhet të përzgjedhin këtë destinacion turistik.
 
Gastronomia është një tjetër arsye për numrin gjithnjë e në rritje të pushuesve ne Orikum.

Prodhimet e detit janë mbreti I tavolinave, ndërsa kuzhina italiane mbetet e preferuara.

Vitet edhe fundit kjo zonë ka njohur edhe investime infrastrukturore, çka ka patur impaktin pozitiv në rritjen e numrit të vizitorëve.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)