VLORË - Plazhi i Orikumit në Vlorë së shpejti do të jetë i pajisur edhe me impiant të përpunimit të ujërave të zeza, që pritet të ketë një impakt pozitiv në uljen e ndotjes së mjedisit.
I pranishëm në ceremoninë e nisjes së punimeve të këtij impianti, ishte edhe ministri i energjetikës, Edmond Haxhinasto, i cili theksoi se investimet në këtë sektor nuk do të ndalen në këtë pikë.
Ndërkohë i pyetur për impiantin e përpunimit të ujërave të zeza në qytetin e Vlorës, objekt i inauguruar tre herë nga qeveria Berisha dhe që ende nuk është vënë në punë, Haxhinasto ka një përgjigje.
“Ne do të riparojmë një përqasje do të thoja të gabuar për vepra të tilla, pasi për ne nuk është i rëndësishëm vetëm investimi në ndërtimin e impianteve për ne është i rëndësishëm shërbimi.”-u përgjigj Haxhinasto.
Derdhja e ujërave të zeza në det është një ndër problemet më shqetësuese gjatë këtij sezoni turistik në bregdetin e Vlorës.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO