Oriola Marashi flet për betejën me ankthin dhe pasiguritë: U bë tepër e rëndë! Duaje veten për atë që je

Oriola Marashi flet për betejën me ankthin dhe pasiguritë: U bë tepër e rëndë! Duaje veten për atë që je

Oriola Marashi

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka ndarë me ndjekësit e saj një histori të ndjeshme nga jeta personale, duke folur për periudhën e vështirë kur vuante nga ankthi dhe presioni i perfeksionit të imponuar nga rrjetet sociale.

Në një përgjigje për fansat, ajo tregoi se gjatë kohës kur karriera e saj po përparonte me ritme të shpejta, filloi të ndjente pasiguri dhe presion të madh për t’u dukur perfekte.

“Ishte emocionuese në fillim, por më pas u bë tepër e rëndë,” tha modelja, duke shtuar se vëmendja publike dhe fotografimet e fshehta në qendrat tregtare apo restorante i krijuan një ndjenjë të vazhdueshme shqetësimi.

Ajo ndau se shpesh krahasonte veten mes asaj që dukej në Instagram dhe realitetit, gjë që ndikoi në vetëbesimin e saj.

“Fillova të pyesja nëse isha mjaftueshëm e bukur apo e vlefshme,” rrëfeu Oriola, duke theksuar se ky presion i imponuar nga standardet e rrjeteve sociale është i rrezikshëm dhe shpesh i larguar nga realiteti.

Ajo shprehu rëndësinë e autenticitetit dhe dashurisë për veten, duke dhënë një mesazh për ndjekësit:

“Duaje veten për atë që je, jo për atë që të tjerët presin të jesh. Jeta është më e bukur kur përqafojmë autenticitetin tonë.”

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025

'Shkodra Elektronike' fiton Fest 63! Kënga 'Zjerm' do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025