Orkestra e Mikis Theodorakis
vjen të shtunën në Tiranë

Orkestra e Mikis Theodorakis<br />vjen të shtunën në Tiranë<br /><br>
Orkestra e themeluar nga kompozitori i madh grek, Mikis Theodorakis, do të vijë në Tiranë për një koncert në Qendrën Kulturore të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”. Koncerti do të mbahet të shtunën në datën 18 nëntor, ndërsa këngët e kompozitorit të madh do të këndohen nga Sofia Papazoglu dhe Kostas Makedhonas.

Grupi organizator ka mbajtur këtë të mërkurë një konferencë për median, ku Adrian Naço sekretar i Lidhjes së Intelektualëve ortodoks foli për përmbajtjen  e aktivitetit.

“Një ditë më parë të premten, në orën 19:30 në Katedrale do të organizohet një natë poetike kushtuar poetëve që deshi kaq shumë. Aktorja greke Katerina Zafiropulu dhe regjisori shqiptar Enkel Fejzollari, do të interpretojnë, në të dyja gjuhët, poema të Elitis, Ricos, Livadhitis ...etj. Njëkohësisht ditën e premte dhe ditën e shtunë në kuadrin e këtij aktiviteti në sallën e Katedrales do të hapet një ekspozitë fotografike si dhe sende personale të Mikis Theodorakis” tha Adrian Naço.

Muzikologu i njohur Vaso Tole ka folur më tej për vlerat e Mikis Theodorakis  “Kompozitor me krijimtari të jashtëzakonshme, pasi nuk është thjeshtë i këngës, por edhe i operas i muzikës së filmit, i muzikës së dhomës dhe simfonike” Vaso Tole.

Po cila do të jetë përmbajtja e koncertit të së shtunës. “Programi është i fokusuar te këngët. Ai në të gjitha gjinitë ka qenë i shquar, por sidomos këngët, janë 1 mijë dhe ajka e këtyre këngëve vjen për fatin e madh të publikut shqiptar në një mbrëmje të vetme që është dita e shtunë” Edmond Doko.

Mikis Theodorakis njihet si kompozitori që u ka dhënë jetë në këngë poezive. Ai ka kompozuar mbi 1 mijë këngë, ku një pjesë e madhe e teksteve janë poezi të nobelistëve. 

[gallery]24700[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot

Disa prej jush janë në kërkim të dashurisë...çfarë thonë yjet për ju sot