Nga sheshet ku ishin vendosur një natë më parë, Orkestrat Frymore të Shkodrës, Durrësit, Beratit dhe Tivatit parakaluan në rrugët e qytetit për t'u bashkuar në sheshin kryesor "Nënë Tereza".
Ritmet e përcjella i dhanë jetë dhe ngjyra kësaj fundjave në qytetin e Shkodrës dhe kjo u reflektua edhe tek të pranishmit.
Të gjitha bashkë si një trupë e vetme Orkestrat Frymore u bashkuan në sheshin para bashkisë ku ekzekutuan Marshin e Fiskulturistëve, vepër e Prenkë Jakovës.

Aktiviteti u përshëndet nga Kryetari i Bashkisë Benet Beci.
"Kjo është një eksperiencë e mirë e filluar që do ta vazhdojmë si traditë. Janë banda të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, nga Tivati , Berati , Durrësi dhe Shkodra. Do mundohemi ta forcojmë dhe ta rikthejmë edhe më shumë mikpritjen që kemi për muzikën. Mendoj që është një kombinim i mirë", tha Beci.
Mikpritja dhe mesazhi i bashkimit janë ndër treguesit e rëndësishëm të këtij manifestimi kulturor.
B.K/r.k./Shqiptarja.comKomente

