Ornela Vorpsi

Ornela Vorpsi

Shkrimtarja Ornela Vorpsi

Ornela Vorpsi ishte e bukur si Sirenë homerike. Ornela Vorpsi ishte një ulurimë shëtitëse. Ornela Vorpsi ishte një Yll “Super Nova” që sapo kishte dalë nga një “Black Hole” që ishte Shqipëria e aso kohe. Ornela Vorpsi ishte aq e bukur dhe kryelartë, sa pa shqiptuar asnjë fjalë, vetëm me prezencë, i bënte pluhur e hi çmenduritë e kohës, luftën e klasave, moralin proletar, rrethimin kapitalisto revizionist, komitetet, mbledhjet, plenumet, dhe të gjitha marrëzitë e tjera.

 Ornela Vorpsin të gjithë e dashuronin.

Ornela Vorpsi dilte edhe me Mamin. Një kombinim i tillë i hireve femërore me kryelartësinë, seriozitetin, guximin, nuk ishte parë kurrë. Ishin nga fort të rrallat femra që fatkeqësia nuk i kishte ligur dhe shëmtuar, por trimëruar dhe zbukuruar. Tek kalonin dukej sikur i klithnin turmës; Ejani në vete, Femra nuk është për t’u veshur me kominoshe doku për të punuar me turne nëpër fabrika të qelbëta. Femrën e ka bërë Perëndia për t’u komplimentuar dhe dashuruar. Turma hapte rrugën. Mbante frymën. Vinte në vete. Për pak çaste bëheshin njerëz. Harronin që ishin veshur me lecka dhe që ishin të uritur.

Sipas një ligji të pashkruar që zbatohet me përpikmëri, ziliqarët, delirantët, budallenjtë, shëmtaraqët, fatkeqët nga sëmundje të rënda, të sëmurët nga diagnoza të fshehta, marrin masa, bëjnë çmos, lodhen shumë, të mos duken sa të zinj e të këqij janë përbrenda.

Por ka disa raste kur rrethanat kombinohen në atë mënyrë që turiqenve dhe surratbajgave ziliqarë, u erren sytë, u torollepset mendja, ikin nga fiqiri, fshehin analizat, ndryshojnë diagnozat, harrojnë çdo kujdesje dhe flakin çdo vëmendje për të mos u dukur sa të këqij e shpirtkatranë janë, hapin barkun. Derdhja e vrerit, shpallja e budallallëkut, shenjat e sëmundjeve, provat e çrregullimeve, arsyet e fatkeqësive, shfaqja e surratit, u bëhen të papërmbajtshme. Gjithçka u shpërthen me tërë madhështinë e “llaftarisë tmerrisht të bukur”, si thotë Lasgushi i madh.

Sa mirë që ndodh kështu. Përndryshe nuk do ta mësonim dot kurrë sa i thellë, i errët dhe i pisët është humnera e ligësisë njerëzore. Sapo Ornela Vorpsi u shfaq, majmunat e Fejsbukut, minjtë e skutave, urithat e portaleve, katunarët e gazetave dhe televizioneve, u bënë bashkë për t’ju hedhur në fyt. Nuk janë shumë si numur. Janë të rëndësishëm për të ilustruar dukurinë monstruoze. Për çfarë po i bie legenit çeta e shejtanbudallenjve ndaj Ornela Vorpsit të bën të vësh duart në kokë.

Sipas tyre, meqenëse Ornela Vorpsi tha para nja 30 e ca vitesh se kur ishte studente ka provuar një debulesë sentimentale ndaj pedagogut Edi Rama, kjo ndodhi e atëhershme më se e natyrshme e të gjitha kohërave, ka shkaktuar një hata të tanishme të llahtarshme me përmasa të jashtëzakonshme për marrëzira që i kishim kujtuar të vdekura, por paskëshin qenë të gjalla; Lufta e klasave nuk po zhvillohet si duhet. Vigjilencën proletare e ka marrë lumi, Komunistat e armiq janë bërë si këmbët e dhisë. Morali komunist për ibret. Kultura borgjezo po bën kërdinë brenda radhëve të shtrënguara të klasës punëtore, inteligjencës kooperativiste, sidomos ndër artistët që janë aleatët më besnikë të partisë orientimet e së cilës janë lënë mënjanë dhe nuk po u jepet asnjë rëndësi, e të tjera e të tjera, me lujt mendsh.

Sipas hajvanëve të sotëm që pretendojnë të jenë mbajtës të palodhur të kandilit të të gjitha femrave të të gjitha epokave dhe vendeve, në kohën kur ndalohej veshja, ndalohej krehja, ndalohej larja, ndalohej arratisja, ndalohej muzika, paska qenë e ndaluar edhe dashuria. Një studente që e kishte babanë në burg paska qenë e ndaluar të ushqente simpati sentimentale për një pedagog. Gomerët e sotëm e dinin që atëherë, bashkë me ta edhe Ornela Vorpsi duhej gjithashtu ta dinte, se pedagogu që Ornela Vorpsi simpatizonte, pas nja 30 vjetësh do bëhej Kryetar i Partisë Socialiste, do bënte çmos për ta afruar Shqipërinë me Europën dhe jo me Turqinë e Arabinë, çka ishte dhe është gabim tepër i rëndë moralopolitik për studenten dhe rrezik i madh për të tashmen dhe të ardhmen e shoqërisë.

Sipas lopçarëve në fjalë, Ornela Vorpsi, mund ta përdhoste shpirtin e saj me çfarëdolloj çuni; çun shefi, çun drejtori, çun oficeri, por kurrsesi me çunin piktor të një babai skulptor. O pika që s’u bie. Ornela Vorpsi mund të kishte dashuruar edhe ndonjë nga ju lehëtarët e sotëm. Por nuk e dinte në cilin katund vuanit, në cilën kooperativë dergjeshit, cilat ara prashisnit, me cilën dhì bënit qejf.

Faleminderit Ornela Vorpsi për rastin e mrekullueshëm që na dhe për të njohur neandertalët. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • index.html: 20/04/2018 23:42

    Jashtë teme, korigjim shkencor. Supernovat në raste specifike krijojnë vrimat e zeza (black hole). Një vrimë e zezë nuk nxjerr një super nova, e kundërta. Asgjë nuk del nga një vrimë e zezë, as drita vetë

    Përgjigju
  • Tini: 19/04/2018 20:38

    Per mbeshtetjen qe i jep realizmit te shprehur nga Virosi meriton lavderime , por fhaliri shume i rande qe perdor per ato qe e konceptojne ndryshe te tregon se je vazhdues i nje personi pa ekuliber menfor dhe meriton kur te shajne shume here . Goja rrasht nuk ka por rrasht thyn thote populli

    Përgjigju
  • Ganiu: 19/04/2018 15:49

    Edison te lumtë pena se me kënaqe por kur e lexoj me vete mendja tek neandertalet e parlamentit me plakun Merre dhe Mato Gruden që sapo u kthy nga berlini

    Përgjigju
    • Shoku i Ganiut: 19/04/2018 17:59

      Gani e ka dhe me tepelenasin ky nuk e ka vetem me alpinet po he

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille