TIRANE-Është hapur pasditen e sotme në COD (Qendra per Hapje dhe Dialog) në Kryeministri “Providence”, ekspozita e Ornela Vorpsit, piktore dhe shkrimtare e njohur me banim në Paris, e cila shfaqet për herë të parë përpara publikut shqiptar me një seri pikturash, vizatimesh e fotografish.Të pranishëm kanë qenë kryeministri Rama me bashkëshorten, kryetari i Kuvendit Ruçi, por edhe deputetë, ambasadorë dhe personalitete të artit.
Shkrimtarja shqiptare njihet për shumë çmime në arenën ndërkombëtare, ndërkoëh që në vendin e saj prezantohet për herë të parë një ekspozitë të artit pamor. Ornela Vorpsi është shprehur publikisht se projekti i përkthimit të veprave të saj në shqip i ishte premtuar nga kryeministri. Por që ky i fundit, me punët e shumta politike që ka, nuk ka gjetur kohën të ulet e të përkthejë Ornelën në shqip”, ka thënë Vorpsi.
“Unë Edin e kam takuar në moshën 18 vjeç në Institutin e Arteve. Vija nga një familje që babain ma futën në burg, dhe pa vdekur Enver Hoxha, nuk më lejohej të ndiqja Akademinë e Arteve. Pas vdekjes së tij, nisa studimet aty ku doja. Dhe u gjenda në Akademi, kur Edi ishte pedagog.
Ishte vetëm 22 vjeç, dhe ishte aq i aftë, sa e kishin mbajtur në Katedër. Me Edin, isha e dashuruar në mënyrë platonike. Ai nuk më ka dashur. Si njeri, për mua, ka qenë një gjeni” rrëfeu ajo pasditen e djeshme në aktivitetin "Letërsia dhe Qyteti" të drejtuar nga Beti Njuma dhe Alda Bardhyli.
Show trisam i Rames
Përgjigju