Ortaku i dhëndrit të Berishës dhe financuesi i Syri TV betonizon parkun natyror të Drilonit dhe Tushemishtin! PD hesht!
(Majtas) Parku Kombëtar i Drilonit (Djathtas) Projekti gjigand në Tushemisht ngjitur me parkun
Edhe pse nën akuzë dhe në detyrim paraqitjeje për korrupsion aktiv, Fatmir Bektashi nuk ndalet së betonizuari Shqipërinë. Ortaku i ambientalistit Jamarbër Malltezi në ndërtimin e 19 kullave të ngritura në vend të ish-klubit sportiv Partizani, financuesi i Syrit të familjes Berisha, po reklamon një tjetër projekt pallatesh deri në 12 kate, ngjitur me Parkun Kombëtar të Drilonit, në zonën e gjelbërt dhe delikate të Tushemishtit.
Projekti i reklamuar quhet me emrin “Pyjet e Drilonit”, ku në të vërtetë pyjet do të priten, duke hequr hapësirat e gjelbërta, për t’ia lënë vendin godinave të stilit geto që ky ndërtues në bashkëpunim me ortakët e tij politikë, e ka zakon të ndërtojë.
Edhe pse leja nuk është marrë ende, rezervimet për shitjet kanë filluar! Banorët e zonës janë të terrorizuar dhe e dinë shumë mirë që po përgatitet e gjithë zona për t’i marrë frymën si godinave ekzistuese aty, ashtu dhe natyrës, faunës dhe florës. Ata ndihen të pafuqishëm të ndalojnë këtë betonizim që do ta shndërrojë Tushemishtin nga një vend të qetë dhe të turizmit familjar, në një geto me beton dhe makina.
Ja çfarë reklamojnë në Instagram agjentët e marketingut dhe të shitjeve të firmës së Fatmir Bektashit Konkakt:
Rezervoni me vetem 1000€ apartamentin tuaj ne projektin me te ri “Pyjet e Drilonit” në Tushemisht, Pogradec.
* Pagese me keste
1000 € ne rezervim
20% me nisjen e punimeve
80% me dorezimin e apartamentit te perfunduar
* Mundesi financimi deri 80% te vleres me kredi me mbeshtetjen e firmes me kolateral
Natyrisht përballë këtij agresioni ndaj një parku natyral, “ambjentalisti” Jamarbër Malltezi hesht, dhe po kështu dhe vjerri e tij Sali Berisha të cilët siç e kanë zakon, denoncojnë skandalet vetëm kur ata nuk fitojnë asgjë. Pra, që të dy, moralistë me pagesë.
a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
18.8%
-
Jo
74.3%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ironia e Spahiut: Berisha premton heqjen vizave amerikane, Rama pasaporta europiane!
24 Mars, 21:19
-
Ylli Pata: Pse argumenti BE është kthyer në ankthin e fushatës së Berishës
24 Mars, 20:30
-
Motrat e Haklajve kallëzuan Berishën, Ngjela: Krim vazhdues, Saliu e krijoi Tropojën! Videot ‘rep’ Rama-Basha? Fshatareske dhe pa intelekt! Opozitë e dobët përballë
24 Mars, 18:55
-
Raporti i DASH fundosi Berishën, Ngjela: Saliu ka devijacion psikik, e ka kap deliri i personit nën akuzë! Duket se i ka çuar Trumpit njerëz me çanta, e di si veten
24 Mars, 18:36
-
Berisha: Me LaCivita mbaj kontakte online, nuk është oficer lufte (VIDEO)
24 Mars, 16:26
-
20 vite më pas, dy mandate në pushtet dhe premtimi i pambajtur i Berishës për pronat (VIDEO)
24 Mars, 16:11
-
Ironizon sërish Rama, ndan videon ku Basha ha byrek dhe Berisha pulë: Program gojëhapur, jo shaka! Lum kush voton për ta
24 Mars, 15:06
-
DASH e fundosi me raportin e ri, Berisha zihet ngushtë: Shprehte një fakt, nuk gënjente (VIDEO)
24 Mars, 13:39
-
Rama ironizon sërish Berishën me një buf: Sy m’sy ke këneta
24 Mars, 11:53
-
'Ta bëj fytyrën si këpuca', debati në 2008 për kazinotë mes Berishës dhe Ballës që përfundoi me kërcënimet e kryeministrit ndaj deputetit
24 Mars, 11:30
-
Haklajt ‘i bëjnë gropën’ Sali Berishës, tjetër kallëzim në SPAK: Krijuesi i organizatës kriminale që ekzekutoi 3 pjesëtarë të familjes
23 Mars, 22:43
-
Namir Lapardhaja: Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!
23 Mars, 18:36
Perse populli i zones nuk proteston?a e din se keto resort do sjellin falimentimin e turizmit qe eshte ngritur me mundimet e banoreve te kesaj zone.per kete arsye driloni ishte thare.
PërgjigjuBashkunim i frytshem Rama-Berisha=mafia
PërgjigjuPo qeveria ku esht? Apo cdo njeri ben si ti teket,se po' te ket shtet normale jà keput veshet po Ktu han nuk vetem i forti.
PërgjigjuGjynah qe nuk e mori Jugosllavia Tushemishtin si Shen Naumin, kur u nda kufiri. Do kishte shpetuar Tushemishti, si shpetoi Shen Naumi. Do venim ta vizitonim sot e do kenaqeshim ne Tushemisht, si kenaqemi kur shkojme ne Shen Naum! A e keni pyetur veten pse s'ka nje pallat zona pertej, sa kalon kufirin per Shen Naum, po vetem qetesi e gjelberim dhe vetem shtepi me oborr?
PërgjigjuThjesht mos i blini e vizitoni e nuk i ndertojne me keto.
PërgjigjuBETONOMANIA e "Rilindur"! A shkaterrohet Tushemishti, o te babezitur?! Nje PERLE e ZOTIT!
PërgjigjuNdaloni fatmir bejtashin eshte i vetmi ndertuse, qe tha po qe ka udhetuar me veline...ne 2016. Po kerkon te fusi veline brenda ne kembim te favoreve dhe te mos denimit te berishes. Keto jane fakte
PërgjigjuKryetari i Keshillit Kombetar te Rregullimit te Territorit dhe Ujit eshte Kryeministri-EDI RAMA.Doni t'a dini kush e lejon e kush i jep lejen,ja ku e keni /UJKUN/,mos kerkoni gjurmet.Bektashi mund te jete ortak i dhenderit te Berishes,por bekimin ja ka dhene Rama.Duket qe PD dhe PS ndajne miq te perbashket,por dhe interesa te perbashketa,keshtu qe mos u habisni per /heshtjen/.
PërgjigjuA I JEP SHTETI LEJET E NDERTIMIT,,,,APO I MERR VETE AI.....
PërgjigjuNuk kanë faj këta ndyrësirat e Sali non gratës fajin e kanë ata që ju lëshojnë lejet për ndërtim dhe kjo tregon që ka korrupsion.
PërgjigjuNuk ka korrupsion tek ne or teeeejjjjj
Mire Bektashi, Malltezi e bisha Berisha etj. po a ka qeveri ky shtet (nqs eshte shtet)? Kush ia ka dhene lejen, ku jane gjykatat, ku eshte kryeministri, ku jane ligjet, ku eshte shoqeria civile? Perse nuk ngriheni t'i bllokoni dite e nate, derisa te zhduken nga kane ardhur? Cfare ju ka bere ky vend mnore qe uk late dy gure bashke dhe e bete te pajetueshem? Te shporren shqiptaret nga syte kembet, nga ky vend nga me te bukurit e botes. Mire se te vijne afrikanet, aziatiket, te zinjte, te verdhet, te kuqte, se me mire se shqiptaret do te dine ta rregullojne vendin, nuk jane kaq te pangopur, or qe mos u ngopshi dhe gjunahu ju ndjekte ne 700 breza! Ngrihuni o shqiptare, merruni shpirtin ketyre qe po ju marrin edhe ajrin, ose merrni valixhet dhe zhdukuni neper bote!
PërgjigjuLejet kryeministri i jep, bashkë me motrën e ushtarëve te Suel Çelës. Ke dëgjuar më në shtyp të flitet më për Aldën, jo sepse krimi bën punën e vet në partneritet me qeverinë dhe Edin Ramën.
Çfarë Masakre...,e çfarë Maskarade e Pushtetit, S'kandaloze e antikombëtare...,?!..të paktën me Vila si në Linzë...,o Bektesh e Maltez!
PërgjigjuKy vetem ndertesa si burgje ben.
Përgjigju