TIRANË - Për disa dhurohen hektarë të tërë nga shteti, ndërsa disa nxirren me shqelma nga prona e tyre, e marrë me gjyqe, të bazuara në ekspertiza falso, pa pjesëmarrjen e Kishës. Ky ka qenë thelbi i pakënaqësisë së zëdhënësit të Kishës Ortodokse, Thoma Dhima, i cili ka reaguar në Facebook në lidhje me ngjarjet e fundit në kishën e Përmetit, ku godina ish-Pallatit të Kulturës, e shndërruar vitet e fundit në kishë, iu rikthye bashkisë së qytetit me vendim gjykate.
“Jam plotësisht dakord, që shteti të ndihmojë komunitete fetare dhe t'u japë diçka nga ajo që u mori në kohën e komunizmit. Po ndërsa një komuniteti i jep për universitet një shkollë publike, tjetrin e nxjerr me shqelma nga prona e tij, e marrë me gjyqe, të bazuara në ekspertiza falso, pa pjesëmarrjen e Kishës”, ka deklaruar fjalë për fjalë Dhima.
Ai më tej ka shtuar argumentin se “edhe Kisha Ortodokse ka një universitet, por e ka ngritur të gjithë me paratë e veta, çdo pëllëmbë tokë e ka blerë, megjithëse më parë kishte qenë prona e saj (në Shën Vlash), kurse për disa të tjerë dhurohen hektarë të tërë nga shteti”. Në fund Dhima ka pyetur: “Ju duket trajtim i barabartë?”.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com