Ortopedi Ilvi Begolli:Shpëtimi përfundimtar nga artroza janë protezat

Një sërë faktorësh që prishin cilësinë e jetës dhe influencojnë në procesin degjenerativ të prishjes së strukturës së gjurit, deri në pikën kur ndoshta fizioterapia nuk sjell më përmirësim, duket se kanë si zgjidhje ndërhyrjet kirurgjikale, vendosjet e protezave, të cilat mundësojnë rikthimin e një jete cilësore.

Sugjerimet nga ortopedi Ilvi Begolli i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv,  për pacientët të cilëve nuk u mjafton fizioterapia janë: acidi jaluronik për të lubrifikuar dhe rigjeneruar strukturat e dëmtuara, suplemente nga goja, dhe nëse gjendja e pacientit vazhdon të përkeqësohet zgjidhja e vetme janë protezat., sikurse theksoi dhe mjeku në studio: 'Më mirë një jetë cilësore, pa shkop apo paterica'.

Dëmtimet e gjurit janë të shpeshta, jo vetëm tek sportistët por tek të gjithë njerëzit, veçanërisht tek moshat e mëdha.

'Obeziteti, qëndrimet e gjata në këmbë, këmbë të cilat mund të jenë gjysëm taban, ose gjunjët që kanë një formë X ose një formë O-je, kënde të tilla apo ndryshime të pjesës së shkarkesës, që do të thotë që ne shkarkojmë mbi gju, dhe që ne të kemi një përqasje shumë të mirë biomekanikisht që të ecim sa më mirë duhet që gjunjët tona t'i kemi anatomikisht sa më drejt.', kështu pohoi ditën e sotme mjeku ortped Ilvi Begolli, i ftuar  në programin 'Rreze dielli'.

Por ka edhe faktorë të tjerë që e shkaktojnë këtë problem, mosha, zonat me përqindje të lartë të lagështirës gjithashtu, apo diabeti, sepse enët e gjakut që përpiqen të furnizojnë gjurin shkatërrohen nga diabeti dhe mundësia e degjenerimit është më e madhe.

'Fizioterapia është hapi i parë i trajtimit të një procesi degjenerativ ose të një gonartroze, dhe na shërben për të eleminuar dhimbjet, enjtjet, për të zhbllokuar disi artikulacionin, për të forcuar dhe për të mirëmbajtur muskulaturën, çka bën që pacientët të përmirësohen për një kohë të gjatë nga fizioterapia.', sipas mjekut Begolli.

Ajo që fizioterapisti Begolli sugjeron për pacientët është që të kenë kontakte më të shpeshta me fizioterapistin dhe me ortopedin, sepse nuk mund të parashikojmë dot progresionin e kësaj sëmundjeje.

Por kur duhet të marrim në konsideratë simptomat e problemeve të gjurit, para se të arrijmë në gonartrozë? Dhe a mjafton fizioterapia për të zgjidhur problemin e gonartrozës?

'Gonartrozat kanë disa faza, duke filluar nga gonartroza fillestare që fillon me një dhimbje të gjurit që mund të suportohet, fazë ku përgjithësisht anashkalohet kontrolli mjekësor, fazat e dyta janë faza ku pacienti percepton një enjtje, një rëndesë në gju, dhe faza e tretë është momenti kur pacienti bëhet për paterica dhe bllokimi apo enjtja janë shumë të mëdha, dhe fizioterapia nuk mjafton. '

Ortopedi Ilvi Begolli në studion e "Rreze Dielli"

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen