Qëndroni ulur për një kohë të gjatë? Ja ushtrimet e thjeshta që ju shpëtojnë nga dhimbjet e shpinës (VIDEO)

Ulja për orë të të tëra në vendet e punës është bërë e zakonshme për shumë njerëz në mbarë botën.

Kur jemi ulur nuk është vetëm shpina ajo që dëmtohet, por edhe pozicioni i trupit në përgjithësi, sistemi i qarkullimit të gjakut, muskujt, nervat, sytë dhe truri.

I ftuar në emisionin “Rreze Dielli’ ortopedi Ilvi Begolli ka folur për problemet që sjell qëndrimi ulur për një kohë të gjatë, probleme që hasen kryesisht te personat që punojnë në zyrë. Ai thotë se ky është një shqetësim serioz që me kalimin e kohës shkakton jo vetëm dhimbje të shpinës, por edhe probleme kardiovaskulare. Rekomandon që nëse keni dhimbje, të mos shmangni mjekun, por gjatë përditshmërisë tuaj të mos harroni të bëni edhe disa ushtrime të thjeshta.

“Ndryshoni pozicionin e qëndrimit. Mund të merrni karrige që ju ndihmojnë të keni posturën korrekte edhe kur jeni ulur. Unë sugjeroj që edhe monitorin mos ta keni përballë, por dy javë nga ana e majtë, dy javë nga ana e djathtë. Cdo një orë duhet të çoheni nga karrigia dhe të bëni 10 minuta pushim, por nëse nuk e keni komoditetin ta bëni këtë dhe vazhdoni qëndroni ulur, bëni ushtrime shlodhëse. Ushtrime të ndryshme që mund t’i bëni në zyrë. Shtrihuni në tokë, mblidhni gjunjët rreth vetes dhe kështu eleminoni presionin përreth shtyllës. Janë ushtrime të mira që kërkojnë pak kohë dhe parandalojnë problemet që mund të vijnë  nga ulja për një kohë të gjatë”. shprehet në “Rreze Dielli” ortopedi Ilvi Begolli.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona