Konferenca që u zhvillua në hotel "Sheraton" bashkorganizohet nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, Ministri për Çështjet Vendore dhe UNDP. I pranishëm në këtë aktivitet që zhvillohet në hotel Sheraton ishtë dhe ambasadori i BE-së.
Drafti prezantua nga ministri i Shtetit për Cështjet Lokale Bledar Çuçi i cili tha se lufta kundër korrupsionit është prioritet bazë i qeverisë Rama.
Sipas tij “dokumenti i strategjisë do të jetë i shkurtër por dinjitoz. Ai do të bëj të mundur që lufta kundër korrupsionit të jetë e matshme. Procesi i hartimit të strategjisë do të jetë i hapur, institucionet do përfaqësohen do të japin mendimet e tyre”.
Çuçi bëri të ditur se kanë nisur konsultimet e para të cilat do të vijojnë duke bërë pjesë të gjithë aktorët.
WILTON: KORRUPSIONI S'ERDHI ME AEROPLAN, ISHTE KETU
Më pas mori fjalën nënkryetari i Prezencës së OSBE-së Robert Wilton i cili kërkoi që ky draft të jetë realist dhe i zbatueshëm.
“Korrupsioni nuk është një gjë që po vjen me aeroplan në Rinas, ai gjendet këtu. Korrupsioni është një fenomen social politik. Në 2013 indeksi i korrupsionit shënoi një rënie në perceptimin e qytetarëve. Qytetarët kanë të drejtë të marrin shërbime dinjitoze në shëndetësi, arsim të cilat janë dëmtuar rëndë nga fenomeni i korrupsionit. Koorupsioni minon besimin, shtrembëron konkurencën dhe dëmton investimet, cënon grupet më të ndjeshme. Nevojiten urgjentisht masa konkretet për t’i dhënë fund këtij fenomeni. Qytetarët duhet të dinë që po luftohet korrupsioni.”- nënvizoi Wilton.
Ai kërkoi dhe angazhimin e shoqërisë.
“Qeveria nuk mund ta luftojë korrupsionin e vetëm por shoqëria civile, media biznesi ta mbështesin duke kontribuar në hartimin e stratgegjisë antikorrupsion dhe në zbatimin e ligjeve dhe raportimin e praktikave të korrupsionit”
SEQUI: STRATEGJIA TE JETE REALISTE
Edhe Ambasadori i BE-së, Ettore Sequi nënvizoi që kjo strategji 2014-2017, të ishte realiste.
“Korrupsioni është sëmundje që dëmton institucionet. Niveli i qartësisë së politikave ndikon drejtëpërdrejti tek ata që do e zbatojnë. Lufta kundër korrupsionit është investim për të ardhmen”- tha Sequi duke nënvizuar se e di se kjo luftë nuk është e lehtë.
RAMA: UROJME TE JETE E FUNDIT, TE JAPE REZULTAT
Në fjalën e tij Rama tha se kjo strategji përkon me 100 ditët e para të qeverisjes së tij. Rama nënvizoi se shërimi ndaj korrupsionit, i cili ngjan si një kancer agresiv, qëndron tek reformat e thella por jo luftës së institucioneve siç kishte bërë qeveria e kaluar e cila më shumë kishte folur dhe më shumë kishte lejuar që korrupsioni të kapte shtetin.
"Është një ritual i mësuar çdo muaj çdo javë që do luftojmë korrupsionin, por e vërteta është se korrupsioni është shumë më i shpejtë se strategjitë dhe në fund të ditës shumë më vendimtarë sesa institucionet.
Është pozitive që në ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit që përkon me 100 ditët e parë të qeverisë të kemi gati strategjinë. Çdo qeverie ka pasur një strategji,uroj që të jetë e fundit por do ta tregojë koha dhe rezultatet. “Qeveria e kaluar do të ishte qeveria që ka folur më shumë kundër korrupsionit dhe po të kishim shifra do të dilte që e ka lejuar më shumë duke e kthyer në një sistem të kapjes së shtetit në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale.”
DUHET REFORME E THELLE
Rama këmbëngul se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin por sistemi që korrupton njerëzit, prandaj beson se një reformë e thellë do të japë rezultatet e veta.
“Nuk duhet të harrojmë se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin por sistemi korrupton njerëzit. Strategjia jonë është një bazë për të dalë me sukses sepse adreson një problem kompleks. Nuk është betejë mes ëngjëllit dhe djallit por i të ardhmes, modernizimit dhe të shkuarës çoroditëse. Kemi braktisur luftën që bëhej dikur, me Presidentin, me Prokurorin, me Gjykatat sepse ne kemi besuar se ajo luftë nuk do sjellë asnjëherë rezultate dhe ja ku janë rezultatet, korrupsioni nuk është luftuar. Por nga ana tjetër, reforma në drejtësi dhe vendosja e sistemit të drejtësisë në funksion të drejtësisë kërkon dhe përfshirjen e vetë njerëzve dhe vetë sistemin. Nuk është një luftë për jetë a vdekje por zhvillimi a prapambjetje kronike.
”Duhet t’i përgjigjemi me një reformë të thellë administrative e territorial duke mos lejuar që një numër kaq i madh njerëzish të marrin një sasi kaq të konsiderueshme parash dhe të mos kthejnë mbrasht asgjë por të bëhen burime që gjenerojnë korrupsion. Në diskutim me FMN e BB për programin e ri që patjetër Shqipëria duhet të hapë në kushtet kur ekonomia jonë është në rrezikun e humbjes së të gjithë ekuilibrave të vet dhe situata jonë financiare imponon një dispilinë të re fiskale. Një nga problemet tona organike strukturore është borxhi dhe ashtu siç dihet që borxhi i cili është rritur shumë në vitet e fundit është një borxh që qeveria ka akumuluar në kurriz të qytetarëve duke mos paguar shërbimet e kontraktuara në treg. Ka dhe një pejsë tjetër strukturore, dhe në këtë pjesë një pjesë e konsiderueshme të borxhit vijnë nga boxhet e pushtetit vendor."- tha Rama.
"Nuk dua të flas më gjatë sepse sinqerisht nuk ia vlen të flasësh gjatë për këtë plagë të tmershme që ushqehet nga fjalime, strategji, bashkëpunime strategjish që mbeten në nivelin e fjalëve. Kjo plagë është plaga mbi sipërfaqen e gjithë lëkurës së shtetit tonë që nga brenda gëlon prej një kanceri agresiv dhe kanceri nuk shërohet me terapi të sipërfaqeshme dhe aq më pak shërohet duke i mbuluar plagët me operacione kozmetike, na duhet një aksion i fortë i përbashkët por unë dua të them se ne do të bëjmë gjithçka na takon."- mbylli fjalën e tij kryeministri.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)