OSBE për sulmin ndaj Berishës: Të trishtuar! Liria e tubimit, një e mirë themelore e demokracisë

OSBE për sulmin ndaj Berishës: Të trishtuar! Liria e tubimit, një e mirë themelore e demokracisë

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka reaguar pas sulmit që iu bë Sali Berishës nga një qytetar. OSBE shkruan se “jemi të trishtuar për incidentin gjatë protestës së opozitës. Liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë”. Ndërkohë, përgëzon dhe Shqipërinë për Samitin.

“Urime Shqipërisë për mbajtjen e suksesshme të samitit BE-Ballkan Perëndimor dhe për operacionin e madh të sigurisë që e shoqëroi. Jemi të trishtuar, megjithatë, për incidentin gjatë protestës së opozitës. Liria e tubimit është një e mirë themelore e demokracisë. U urojmë të lënduarve shërim të shpejtë dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin spekulimet dhe vetëdrejtësinë ndërkohë që hetimet vijojnë”, shprehet OSBE.


Lajmi kryesor:

Një burrë e qëllon me grusht në fytyrë, gjakoset Sali Berisha! Protestuesit e rrahin rëndë dhunuesin! Opozita nuk shkel perimetrin e sigurisë së Samitit (VIDEO)


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?