“Drejtues të ndryshëm politikë kanë deklaruar gatishmërinë për t’u angazhuar për një reformë zgjedhore serioze. E mirëpres këtë angazhim. Ky eveniment dhe vizita e ardhshme e kryetares së Misionit Vëzhgues të ODIHR-it për zgjedhjet duhet parë si një mundësi për të parashtruar ide konkrete dhe për t’i dhënë vrull kësaj pune. Reformat serioze, bazuar në ekspertizën e pashoqe të ODIHR-it dhe mbështetur nga një angazhim i gjerë politik, do të garantojnë rezultatet më të mira. Në çdo rast, mund të mbështeteni tek asistenca e vazhdueshme e Prezencës. Si një partnere strategjik afatgjatë i KQZ-së, ne do të vazhdojmë të punojmë me të përgjatë gjithë ciklit zgjedhor. Dhe, me Këshillin e Evropës, ne vazhdojmë të zhvillojmë ide për të rritur profesionalizmin dhe stabilitetin e komisionerëve zgjedhorë. Shpresojmë që evenimenti i sotëm të ndezë diskutime konstruktive dhe krijuese. Nëse palët e interesuara shqiptare janë të sinqerta për reformën, unë zotohem për mbështetjen e sinqertë të OSBE-së”, -tha Eilton.
Ai shtoi se ODIHR-i ka nxjerrë një raport të plotë e të balancuar për zgjedhjet vendore të 21 qershorit.
“Është e qartë që këto zgjedhje patën disa elementë pozitivë: para zgjedhjeve, u përforcua kuota gjinore me mbështetje të gjerë politike. Të gjitha partitë respektuan dispozitat e reja, që kontribuuan për zgjedhjen e nëntë kryebashkiakeve dhe mbi 550 këshilltareve ku numri i këtyre të fundit shënoi një rritje prej rreth 23%. Na entuziazmon fakti që shumë nga gratë që kanë marrë pjesë në programet tona për ndërtimin e kapaciteteve janë zgjedhur tanimë në detyra publike dhe shpresojmë që ato të bëhen shembull për brezin e ardhshëm të grave në jetën publike”- tha numri dy i OSBE-së në Tiranë.
Ja fjala e plotë e Robert Wilton
Kam kënaqësinë të jem këtu me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Këshillin e Evropës, këta partnerë afatgjatë të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, gjë që pasqyron angazhimin tonë për të punuar me institucionet sovrane dhe kolegët ndërkombëtarë, në mbështetje të aspiratave të Shqipërisë. Është kënaqësi e madhe që kemi këtu edhe Zyrën për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut, pjesë e familjes së OSBE-së dhe burim ekspertize i klasit botëror.
ODIHR-i ka nxjerrë një raport të plotë e të balancuar për zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Është e qartë që këto zgjedhje patën disa elementë pozitivë: para zgjedhjeve, u përforcua kuota gjinore me mbështetje të gjerë politike. Të gjitha partitë respektuan dispozitat e reja, që kontribuuan për zgjedhjen e nëntë kryebashkiakeve dhe mbi 550 këshilltareve – ku numri i këtyre të fundit shënoi një rritje prej rreth 23%. Na entuziazmon fakti që shumë nga gratë që kanë marrë pjesë në programet tona për ndërtimin e kapaciteteve janë zgjedhur tanimë në detyra publike dhe shpresojmë që ato të bëhen shembull për brezin e ardhshëm të grave në jetën publike.
Së dyti, KQZ-ja funksionoi me anëtarësi të plotë dhe përgatiti zgjedhjet në bazë të rregullores së brendshme të miratuar me konsensus. Prezenca dhe Këshilli i Evropës mbështetën fuqishëm miratimin e këtij dokumenti, që është me rëndësi të veçantë për organizimin dhe funksionimin e KQZ-së. Na gëzon fakti që e mundësuam këtë arritje.
Raporti i ODIHR-it gjithashtu ofroi disa rekomandime, alternativa, nëse Shqipëria dëshiron të vazhdojë të zhvillojë standardet e saj për zgjedhjet. Evenimenti i sotëm është një mundësi për të eksploruar disa prej këtyre rekomandimeve më në thellësi.
Drejtues të ndryshëm politikë kanë deklaruar gatishmërinë për t’u angazhuar për një reformë zgjedhore serioze. E mirëpres këtë angazhim. Ky eveniment dhe vizita e ardhshme e kryetares së Misionit Vëzhgues të ODIHR-it për zgjedhjet duhet parë si një mundësi për të parashtruar ide konkrete dhe për t’i dhënë vrull kësaj pune. Reformat serioze, bazuar në ekspertizën e pashoqe të ODIHR-it dhe mbështetur nga një angazhim i gjerë politik, do të garantojnë rezultatet më të mira.
Në çdo rast, mund të mbështeteni tek asistenca e vazhdueshme e Prezencës. Si një partnere strategjik afatgjatë i KQZ-së, ne do të vazhdojmë të punojmë me të përgjatë gjithë ciklit zgjedhor. Dhe, me Këshillin e Evropës, ne vazhdojmë të zhvillojmë ide për të rritur profesionalizmin dhe stabilitetin e komisionerëve zgjedhorë.
Shpresojmë që evenimenti i sotëm të ndezë diskutime konstruktive dhe krijuese. Nëse palët e interesuara shqiptare janë të sinqerta për reformën, unë zotohem për mbështetjen e sinqertë të OSBE-së.
Redaksia online
(S,m/shqiptarja,com)