OSBE-ODIHR: Presidenti përdori postin për të bërë fushatë kundër qeverisë! Gjuha e përdorur prej tij, konfrontuese

OSBE-ODIHR: Presidenti përdori postin për të bërë fushatë kundër qeverisë! Gjuha e përdorur prej tij, konfrontuese

Misioni i OSBE-ODIHR ka publikuar sot raportin paraprak mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 Prillit në Shqipëri. Përmbledhtazi, raporti thekson se zgjedhjet ishin përgjithësisht të mirëorganizuara nga Komisioni  Qendror i Zgjedhjeve dhe gjithashtu vëren se dita e votimit ishte e qetë dhe pa incidente.

Megjithatë, siç kanë vërejtur edhe vëzhguesit e OSBE-ODIHR, fushata është  dominuar nga disa tensione të pjesshme që buronin nga nga thirrjet për dhunë të Presidentit të Republikës, ankesave për rrjedhje të të dhënave personale për shkak të angazhimit të stukturave partiake në monitorimin e votuesve, si dhe akuzave ndaj  mazhorances për përdorimin e burimeve qeveritare gjatë fushatës.

Shqetësimet për sjelljen e Presidentit vihen në dukje që në krye të raportit, në faqen 2, ku theksohet shqetësimi i OSBE-ODIHR për faktin se Presidenti keqpërdori tagrat e institucionit që ai përfaqëson për të bërë fushatë kundër qeverisë. Sjellja tërësisht jashtë kornizës institucionale e Presidentit trajtohet gjerësisht nga raporti, i cili ndër të tjera shprehet gjithashtu se toni dhe fjalori i përdorur nga liderët politikë, dhe në vecanti nga Presidenti i Republikës, ishte konfrontues dhe i zjarrtë.

Misioni i OSBE-ODIHR ndalet edhe tek situata e mediave në vend, duke listuar një sërë problematikash si ndikimi i pronarëve të medias që sjell në vetëcensurim të gazetarëve, kasetat e gatshme të përpunuara nga partitë politike, hapësira e ulët mediatike për partitë e vogla etj.(Tema)

xy//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 26/04/2021 22:09

    Nese shumica e ré e dalur nga sovrani se ne mbledhjen e pare nuk e shkarkon meten duhet ta dije se shqiptaret Jane po ata qe radhen tjeter nuk do e votojne,andaj kriminelet ne burg zoti Rama, shqiperia mériton qetesi dhe prosperitet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë