45% e ndërprerjeve të energjisë në Tiranë për muajin nëntor janë shkaktuar nga ndërhyrjet e papërgjegjshme të kompanive private.
Në një komunikim me gazetarët, Administratori i OSHEE Ardian Çela tha se kompania ka kërkuar masa ligjore për këto subjekte, ndërkohë që problem më vete mbetet edhe papërgjegjshmëria e qytetarëve që shpesh kanë shkaktuar defekte të rënda.
Deklaratat e Çelës u bënë gjatë prezantimit të treguesve të shoqërisë për periudhën janar-nëntor 2017.
Ndër treguesit më të rëndësishëm ai renditi uljen e humbjeve në rrjet në kuotën rekord prëj 27%. Rritje të dukshme ka shënuar norma e shlyerjes së faturave nga ana e abonentëve privatë, e cila në muajin nëntor arriti 94%.
Çela tha se përmirësimi i gjendjes financiare të kompaninë është përkthyer në investime në rrjetin e shpërndarjes. Deri në muajin nëntor u investuan 10.2 miliardë lekë, ndërkohë që parashikohen deri 14 miliardë lekë investime për vitin 2017.
Kjo situatë e përmirësuar financiare, sipas Çelës do të përkthehet në më shumë lehtësi për abonentët debitorë që po shlyejnë me këste faturat e prapambetura.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO