TIRANË - Drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela gjatë fjalës së tij në aktivitetin në konferencën "Rimëkëmbja energjetike - Rezultatet e vitit 2014” deklaroi se kompania energjetike po shkonte drejt një spiraleje falimentimi. Por ndërhyrjet në sistem gjatë 2014-s dhe kryesisht aksionin kundër vjedhje së energjisë ndryshoi totalisht situatën.
“Borxhi i kësaj kompanie ndaj kompanive të treta ishte 1 miliard dollarë. Përpara privatizimit humbjet vjetore në rrjet ishin 34 %, ndërsa në vitin 2013 ato arritën nivele dramatike dhe skandaloze në 45 %. Niveli i arkëtime ishte 7 % e faturave mujore. Ndërsa arkëtimi i faturës korente kishte rrëshqitur në nivelin 67 %. Këto tregues e futën kompaninë në kolaps dhe në spiralen e falimentit”, tha Çela.
Fjala e plotë e Ardian Çelës
Ai bëri të ditur se prej vitesh nuk ishte kryer asnjë lloj investimi .” 80 % e sistemit të shpërndarrjes ka një moshë mesatare 30-40 vjeçare. Nga 171 nënstacione, 154 kanë moshë 38 vjeçare. Nga 45 mijë km vijë shpërndarje, 41 mijë kanë moshën nga 35 deri 40 vjeçare. Nga 25 mijë transformatorë, 20 mijë kanë moshë 34 vjeçare”, sqaroi z. Çela. Sipas tij, kjo panoramë shërben për të kuptuar ku shtrihen pasojat e shërbimit jo cilësor që iu ofrohet qytetarëve.
Kreu i OSHEE-së bëri të ditur se në vitin 2014 ka nisur pika e kthesës, ka filluar të frenohet avancimi i spirales negative ku ishte zhytyr sistemi. Kompania OSHEE, bëri të ditur Çela, në bashkëpunim me Policinë e Shteti ka ecur në rrugë të mbarë për rivendosjen e ligjshmërisë në mbledhjen e debive të konsumit të energjisë.
Duke vjuar më tej me statistikat, Çela tha se për 2014-ën, arkëtimi i faturës mujore llogaritet 87 %, pagesa e faturës korente 72 % dhe mbyllja e të dhënave të dhjetorit do të shënojë rritje mbi nivelin 5 % në krahasim me vitin 2013. “Lufta është përkthyer drejtpërdrejt në uljen e nivelit të humbjeve të energjisë elektrike në rrjet dhe rritjen e arkëtimeve”, tha Çela. Më tej, ai shtoi se në vitin 2013, niveli i të ardhurave llogaritet 38.1 miliard lekë, ndërsa në vitin 2014 shënoi shifrën 49.4 miliard lekë, do të thotë 100 milionë dollarë më shumë. Humbjet vjetore, tha ai, u reduktuan me 7.2 % krahasuar me 2013 dhe nga 45.04 në 2013, mesatarja e vitit 2014 arriti shifrën e 37.81 %.
“Të gjitha rezultatet kanë ardhur si pasojë e rritjes së sasisë së energjisë së faturuar, uljes të numrit të ndërhyrjeve të paligjshme dhe përmirësimit të operacioneve menaxheriale”, bëri të ditur Çela.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
“Borxhi i kësaj kompanie ndaj kompanive të treta ishte 1 miliard dollarë. Përpara privatizimit humbjet vjetore në rrjet ishin 34 %, ndërsa në vitin 2013 ato arritën nivele dramatike dhe skandaloze në 45 %. Niveli i arkëtime ishte 7 % e faturave mujore. Ndërsa arkëtimi i faturës korente kishte rrëshqitur në nivelin 67 %. Këto tregues e futën kompaninë në kolaps dhe në spiralen e falimentit”, tha Çela.
Fjala e plotë e Ardian ÇelësAi bëri të ditur se prej vitesh nuk ishte kryer asnjë lloj investimi .” 80 % e sistemit të shpërndarrjes ka një moshë mesatare 30-40 vjeçare. Nga 171 nënstacione, 154 kanë moshë 38 vjeçare. Nga 45 mijë km vijë shpërndarje, 41 mijë kanë moshën nga 35 deri 40 vjeçare. Nga 25 mijë transformatorë, 20 mijë kanë moshë 34 vjeçare”, sqaroi z. Çela. Sipas tij, kjo panoramë shërben për të kuptuar ku shtrihen pasojat e shërbimit jo cilësor që iu ofrohet qytetarëve.