TIRANE, 16 Dhjetor/ATSH/-. Operatori i Shpërndarjes se Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton hapjen e 5 qendrave të reja për kujdesin ndaj klientit (KNK), në Tiranë. Këto qendra u hapën në zonat ku nevoja për shërbimet e OSHEE ishin të domosdoshme, në kushtet kur dhe konsumatorët po i përgjigjen pozitivisht thirrjes së kompanisë për të qenë të rregullt me detyrimin kontraktor dhe për të marrë në kohë zgjidhjen e ankesave.
Qendrat ndodhen në zonat: Njësinë Bashkiake nr 9, Rruga "Reshit Petrela", ndërtesa nr 1, kati i parë, kodi postar 1016 (te stacioni i trenit) Njësia 1: Njësia bashkiake nr 10 , rruga "Mihal Duri", ndërtesa 1,
kati i parë, kodi postar1001 (mbrpa Ministrisë së Arsimit) Njësia 2: Njësia bashkiake nr 1, rruga "Shemsi Haka", ndërtesa 162/12, kati I parë , kodi postar 1004 (tek Ali Demi, poligrafiku) Njësia nr 3, Fushe Mëzez, pranë mbikalimit të Kamzës, ndërtesa nr 7, kati i dytë (te mbikalimi i Kamzëz) Bathore, Rruga "Demokracia", ndërtesa 222, lagjia "Bathore" - Kamez, kati i parë, kodi postar 1054 (afër rreth rrotullimit, 500 m majtas)/a.gjonaj//a.ke/