TIRANË - Operatori i Shpërndarjes të energjisë elektrike kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë deklarimin e të gjitha kontratave të energjisë elektrike të deputetëve.
Me anë të një shkrese dërguar institucionit të Kuvendit në datë 29 dhjetor 2014 , letër të cilën A1 Report dhe Shqiptarja.com e disponon, OSHEE i kërkon kuvendit të deklarojë kontratat e furnizimit me energji elektrike të deputetëve.
OSHEE në këtë letër drejtuar sekretares së Përgjithshme të Kuvendit, Albana Shtylla, drejtorit të kabinetit Gëzim Veleshnja si dhe në vëmendje të kryetarit të Parlamentit zotit Ilir Meta shkruan se, “Në kuadër të misionit të ndërmarrë OSHEE ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha institucioneve shtetërore për të bërë të mundur verifikim e kontratave të furnizimit të punonjësve të tyre. Sa më sipër kërkojmë nga ana juaj , të na informoni për kontratat e energjisë elektrike që kanë në përdorim deputetët e Republikës së Shqipërisë , si për objektet e banimit dhe ato të bizneseve.”
OSHEE në shkresë bën me dije se ky vendim vjen në kuadër të aksionit që është ndërmarrë për të reduktuar humbjet ne rrjet si dhe rritjen e arkëtimeve e për këtë ka dhe mbështetjen e qeverisë .
Letra dërguar Parlamentit nga OSHEE për kontratat e energjisë së deputetëve

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO