TIRANE, 30 Dhjetor/ATSH/- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHHE) njoftoi të martën se nga raportimet e marra në terren, nga strukturat e shoqërisë, deri në orën 8.00 të mëngjesit të sotëm, mësohet se si rezultat i motit të keq, kanë mbetur pa energji elektrike disa zona të vendit. Në rethin Dibër, janë pa energji komunat Fush Ale, Arëz, Zall-Dardhë, Reç, Lurë, Sllovë dhe Kala e Dodës.
Në rrethin e Korçës, janë pa energji komunat Moglicë, Gore, Lekas, Vithkuq dhe HEC-et Strelca, Verba e Vithkuq. Në rrethin Lushnje, janë pa energji komunat Hysgjokaj, Ballagat, Zjan, Golem, Dushk, Kasharaj dhe Hajdaraj.
Në rrethin Shkodër, është pa energji komuna Dajç.OSHEE njofton se grupet e eleminimit të avarive janë në terren dhe po punohet për zgjidhjen e problemeve në kushtet e një moti të pafavorshëm./a.gjonaj/ /a.g/