/ATSH/- Rreth 139 milionë usd do të investohen duke nisur nga viti 2015 në përmirësimin e infrastrukturës në kompaninë e Shpërndarjes së energjisë (OSHEE) prej të cilave, 93 milionë usd nga kredia e Bankës Botërore dhe 46 milionë usd nga fondet e kompanisë për matësat e energjisë dhe forcimin dhe riparimin e rrjetit të shpërndarjes në nënstacionet që janë në gjendje të rëndë.
Nën riparim do të jenë dy nënstacionet në Tiranë, i qendrës që do të rindërtohet si dhe ngritja e një nënstacioni të ri, pasi kryeqyteti ka pjesën më të madhe të konsumit dhe problematikën më të madhe në qëndrueshmëri për furnizimin me energji.
Në gjithë vendin do të vendosen mbi 300 mijë matësa, të cilat do të instalohen brenda vitit 2016, duke mbyllur "odisenë" mbi 20-vjecare, ku nuk do të ketë asnjë konsumator pa matës, ndërsa do të zëvendësohen matësat e dëmtuar apo me teknologji të vjetër. Gjithashtu do të vendosen matësat për nivele të ndryshme të tensionit si dhe ballancmetrat, prej nga të verifikohet energjia në hyrje dhe dalje, për të eleminuar ndërhyrjet nga fideri në kabinë, apo nga nënstacioni në fider.
Investime do të ketë dhe në rrjetin e shpërndarjes, ku do të zëvendësohen një pjesë e kabllove të tensionit, të dëmtuar nga ndërhyrjet abuzive.
Investimet do të prekin dhe stacionet e kabinat e shpërndarjes së energjisë si dhe në sistemin e transmetimit me qëllim, matjen e saktë nga OST tek OSHEE, ku pritet të mbulohet rreth 50-55% e gjithë konsumatorëve në aksin Tiranë-Durrës.
Në Lezhë pritet gjithashtu një investim për rindërtimin e stacionit elektrik gjatë vitit 2015, një zonë mjaft problematike.
Për të eleminuar mundësinë e vjedhjes së energjisë OSHEE po analizon në bashkëpunim me ministrinë e Energjisë dhe Industrisë problemin e matjes inteligjente, për të cilat ka projekte të propozuara nga kompani të ndryshme dhe parashikohet aplikimi i tyre me projektet e para pilote e më pas, për të përfshirë gjithë vendin.
Problemore paraqitet situata në zonat rurale, që sot furnizohen me energji me rrjetin 6 kv, duke mos garantuar plotësisht cilësi në furnizim. Për këtë arsye, OSHEE me MEI-n janë duke punuar për planin e ri të biznesit 2015, që pritet të miratohet dhe nga Banka Botërore. Synohet stabilizimi i rrjetit, që mund të arrihet përmes transforimimit të sistemit të furnizimit nga 6 Kv, 10 Kv që është sot për sot, në 20 Kv, me qëllim që të garantohen humbje minimale teknike në rrjet. Burime të MEI-t thonë se sistemi i energjisë në zonat rurale mjaft i dëmtuar nga ndërhyrjet abuzive është në fokus të punës së OSHEE-së dhe një nga targetet për vitin 2015 për përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrike.
/Shqiptarja.com