TIRANË-Për shkak të punimeve që do të kryhen në nënstacione të kryeqytetit, disa zona të Tiranës do të jenë pa energji elektrike nesër me 25 prill.
 
Punimet në nënstacionin e Farkës do të zgjasin nga ora 09:00-14:00 kohë gjatë së cilës do të mungojë energjia elektrike në Picallë, Vishnjë, Arbanë dhe deri në Baldushk.
 
Ndërsa për shkak të punimeve në nënstacionin Rajonal gjatë orës 10:00-14:00 pa energji do të  jenë rruga “Njazi Meka”, rruga “Niko Avrami”, rruga “Halit Bega”. Kufizime të pjesshme do të ketë edhe në rrugën “Besim Imami” nga ora 10:00-13:00.
 
“Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se nesër në datën 25 prill do të kryhen punime në disa n/stacione në kryeqytet në kuadër të investimeve në rrjetin e shpërndarjes.
 
Punime në n/stacionin Farkë, 09:00-14.00
Pa energji do të jenë: Picallë, Vishnjë, Arbanë dhe deri në Baldushk.
 
Punime në n/stacionin Rajonal, ora 10:00-14.00
Pa energji do të jenë: rruga “Njazi Meka”, rruga “Niko Avrami”, rruga “Halit Bega”. Do ketë kufizime të energjisë pjesërisht, nga ora 10:00-13:00 në rrugën “Besim Imami” pranë Kishës Ortodokse”,
njofton OSHEE.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com