TIRANË - Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) informoi dje opinionin publik se, në kuadër të punës për rivendosjen e ligjshmërisë në konsumin e energjisë, është ndeshur me raste kur klientë të kompanisë pretendojnë t’i kenë kryer pagesat përmes shërbimit të Postës Shqiptare, por ato nuk janë të reflektuara në sistem.
Për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike, përmes një grupi të përbashkët pune me Postën Shqiptare, është duke u kryer një proces tërësor rakordimi të dhënash për periudhën 2010-2014. Deri më tani, njofton Operatori, pranë zyrave të OSHEE-së rezultojnë 5.833 ankesa të abonentëve për këtë fenomen, ndërsa u është dhënë zgjidhje 2.034 prej tyre.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike fton qytetarët që konstatojnë këtë problem, të tërheqin pranë Postës Shqiptare një kopje të mandatit të arkëtimit që kanë bërë dhe të paraqiten në zyrat e Kujdesit ndaj Klientit të kompanisë. Për rastet kur qytetarët kanë kryer pagesën, por ajo nuk është përcjellë drejt kompanisë së shpërndarjes, OSHEE do ta kërkojë këtë shumë financiare nga Posta Shqiptare. Në rastet kur shuma mund të jetë derdhur, por nuk është pasqyruar në sistem, korrigjimi do të kryhet nga vetë OSHEE.
OSHEE garanton qytetarët se asnjë abonent që arrin të provojë se e ka kryer pagesën përmes shërbimit të Postës nuk do të penalizohet dhe as detyrohet të ripaguajë faturat. Ndërkaq, për ata abonentë që, me mandatin e arkëtimit, provojnë se kanë paguar brenda afateve kohore faturat përmes shërbimit të Postës Shqiptare, por rezultojnë me kamatë në sistemin e OSHEE, kjo kamatë do të fshihet dhe qytetarët nuk do të figurojnë në listat e debitorëve.
OSHEE njoftoi këto ditë se ka marrë sërish masa për të përballuar fluksin në sportelet e Qendrave të Kujdesit ndaj Klientit. Duke qenë se afati final për aplikimin e skemave lehtësuese është 28 shkurti, ka tendenca rritjeje te numri i qytetarëve pranë sporteleve të OSHEE-së në Tiranë dhe rrethe. Për të përballuar këtë fluks, OSHEE njoftoi hapjen e 28 qendrave të reja për pagesat e faturave dhe shërbimin ndaj klientit.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO