Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) njofton se ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar furnizimin me energji elektrike të qendrave ZAZ (Zonat e Administrimit Zgjedhor) dhe VNV (Vendi i Numërimit të Votave).
 
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit, firmosur nga administratori Adrian Çela dhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefteri Luzi në muajin prill, të dy institucionet janë angazhuar “për të krijuar kushte optimale lidhur me furnizimin e pandërprerë me energji elektrike të godinave të objekteve zgjedhore”.
 
OSHEE ka mobilizuar grupet e emergjencës, duke vendosur në gatishmëri 1548 punonjës për likuidimin e avarive, monitorimin e regjimit, sigurisë dhe koordinim.
 
OSHEE ka vendosur gatishmëri te fidrat e rëndësishëm që furnizojnë qendrat e ZAZ dhe VNV, si dhe personel përforcues pranë rrjetit dhe kabinave që furnizojnë objektet zgjedhore për të zgjidhur sa më shpejt avaritë e mundshme.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)