OSHEE reagon ndaj PD-së: Largimi
në bazë të kontratës së punës

TIRANË - Shoqëria OSHEE ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Partisë Demokratike që akuzon drejtuesit e saj lidhur me largimin e padrejtë nga detyra të një punjëse. Ajo i cileson të pabaza dhe dashakeqëse këto deklarata, ndërsa sqaron se largimi nga detyra është bërë në varësi të performancës së saj që nga viti 2000 kur është emëruar në punë deri në pril të vitit 2014.
 
Gjatë kësaj periudhe, sqaron OSHEE, punonjësja Nexhmije Bushi ka marrë disa vërejtje me paralajmërim nga detyra. Procedurat e largimit thuhet ne deklaratë janë bërë conform ligjit.
 
Konkretisht në rastin e znj.Bushi, thotë OSHEE është zbatuar me rigorizitet neni 143 i Kodit të Punës, ku per te zgjidhur kontraten me kohezgjatje te pacaktuar Shoqeria ka respektuar afatin e njoftimit prej 3 muajsh, e cila është në varësi të kohëzgjatjes së marrëdhënies së punës me Shoqërinë.

Reagimi i OSHEE
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike hedh poshtë me keqardhje akuzat e pabaza e dashakeqe të Partisë Demokratike për rastin e largimit nga detyra të një punonjëseje të kompanisë. OSHEE sqaron opinionin publik se Znj.Nexhmije Bushi, ka filluar marrëdhëniet e punës me Shoqërinë OSHEE sh.a., në datë 01.09.2000, në pozicionin Operatore Nën/Stacioni.

 Përgjatë kryerjes së detyrës funksionale në varësi të përformancës së saj, znj.Bushi ka marrë masa disiplinore: “Vërejtje me Shkrim, paralajmërim për largim nga puna” në datë 02.10.2012, “Vërejtje me shkrim paralajmërim për largim nga puna” në datë 16.04.2014.

Bazuar në Kontratën Kolektive të Punës masat disiplinore parashkruhen nëse brenda 6 muajve nga dita e dhënies së tyre nuk është dhënë ndonjë mase tjetër disipliniore. Rezulton se për znj.Bushi ka filluar procedura e zgjidhjes së marrëdhënieve të punës, në zbatim të nenit 141, 143, 144 të Kodit të Punës si dhe Vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë Nr. 19, Dt.15.11.2007.

Në bazë të këtij Vendimi, bazuar në nenin 141 të Kodit të Punës është përcaktuar se : “Kontrata me kohëzgjatje të pacaktuar përfundon kur zgjidhet nga njëra palë dhe ka përfunduar afati i njoftimit”. Ky nen jep në parim mënyrën e zgjidhjes së kontratës. Ligji e lë në vullnetin e njëanshëm të palës që të zgjidhë kontratën, duke respektuar afate të caktuara taksative njoftimi.

Konkretisht në rastin e znj.Bushi është zbatuar me rigorizitet neni 143 i Kodit të Punës, ku per te zgjidhur kontratën me kohëzgjatje te pacaktuar Shoqeria OSHEE sh.a., ka respektuar afatin e njoftimit prej 3 muajsh e cila është në varësi të kohëzgjatjes së marrëdhënies së punës me Shoqërinë. Nga formulimi i kësaj dispozite kuptohet se mjafton që njëra palë të kërkojë zgjidhjen dhe kontrata përfundon kur mbaron afati i njoftimit. Pra ka dy kushte që duhet të plotësohen për ta pasur zgjidhjen e kontratës: 1. i) shprehjen e vullnetit të njërës palë, ku në rastin konkret është shprehja e vullnetit nga punëdhënësi dhe ii) respektimi i afatit te njoftimit.

Në bazë të këtij Vendimi proçedura e zgjidhjes së marrëdhënieve të punës e ndjekur për rastin e znj.Bushi është zgjidhja normale e marrëdhënieve të punes. Me Vendimin përfundimtar të shkëputjes së marrëdhenieve të punes , znj.Bushi ka përfituar edhe shpërblimin për lejen vjetore të pakryer. Sa i takon pretendimeve se znj.Bushi është zëvendësuar me persona pa arsimin e duhur, Ju bëjmë me dije se personeli i cili rekrutohet pranë Shoqërisë OSHEE sh.a., kalon në fazë përzgjedhje me kandidatura përcaktuar në Manualin e Burimeve Njerëzore.

Konkretisht, personi i cili pretendon znj.Bushi se e ka zëvendësuar, ka përfunduar arsimin e Lartë për Inxhinieri Elektrike. OSHEE shpreh keqardhje për qëndrimet e Partisë Demokratike e cila nuk gjeti rastin për asnjë moment të mbështesë rikthimin e ligjshmërisë në sektorin e energjisë elektrike dhe ringritjen e kompanisë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion