Përmbytjet si pasojë e motit të keq në vend prej mbrëmjes të së mërkurës lanë pa energji elektrike disa zona të konsiderueshme, por numri i tyre është reduktuar ndjeshëm këtë të enjte. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike përmes një njoftimi zyrtar, deklaron se nga 1200 fidera që janë në total në rrjetin e shpërndarjes, vetëm 15 prej tyre janë pa energji. Pa drita janë kryesisht zonat rurale që janë prekur nga përmbytjet, ku fiderat janë stakuar për efekt sigurie.
Gjatë ditës së sotme, situatë më problematike ka paraqitur agjencia e Shijakut si pasojë e përmbytjeve nga lumi Erzen) dhe zona kufitare midis agjencisë Lushnjë dhe Fier. Në zonën e Fierit, nga 11 fidera pa energji që ishin gjatë orëve të shtrëngatës, numri është reduktuar në 4 fidera.
OSHEE përjashton mundësinë për një situatë emergjence, por thotë se më kritike gjendja paraqitet në kabinat në zonat e prekura nga dëmtimet e argjinaturës së Shkumbinit dhe dalja nga shtrati e lumit Erzen.
Në terren ndodhen në gatishmëri 1800 punonjës të OSHEE, cilët po punojnë për riparimin e avarive të shfaqura në linjat e tensionit të mesëm dhe të ulët.
“OSHEE thekson se situata është në kontroll dhe po ndjek me përparësi përmes shtabit të ngritur nga Divizioni i Shpërndarjes i cili monitoron me rigorizitet gjithë regjimin e punës së ngarkesave, defektet dhe eliminimin e tyre. OSHEE garanton abonentët se ka marrë të gjitha masat e plota sipas gjithë standardave për eliminimin në kohë të gjithë avarive dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët”, - thuhet në njoftimin e OSHEE-së.
Sipas OSHEE fidrat që furnizojnë spitalet dhe konsumatorë të rëndësisë të veçantë janë të gjithë në punë, ashtu sikurse edhe hidrovoret.
Fideri 4 N/St Divjakë, janë stakuar për masa sigurie (2 kabina) Çermë e Sipërme, si pasojë e çarjes së argjinatures së lumit Shkumbin. Megjithate hidrovori Bicukas është në punë!
Fiderat F2, F3 dhe F4 të N/St Ndroq, janë stakuar për masë sigurie. Mbi linjat 10kV ka rënë përcjellësi i linjes 35kV TEC-Ndroq, i cili paraqet vështirësi për tu riparuar pasi ka përfunduar në lumin Erzen. Grupi i Drejtorisë së Tensionit të Lartë (DTL) në Qendër po punon për riparimin e difektit.
Sakaq, u rregullua defekti në N/Stacionin e Belshit, duke bërë të mundur kthimin e energjisë për zonat, si:
Qyteti Belesh/ lagjet: Tafan, Pep, Shtith, Dervish, Seferan, Trojas, Shkendi, Qafe Shkalle, Perroi i Zi,
Komuna Rrasë/ fshatrat: Rrase e Sipermë, Rrasë e Poshtme, Shegas, Pajalli, Shoshke, Hyste, Pokgjen, Abaz, Shkoz, Stanaj, Cepe, Merhoj, Hyse, Merhoj
Ora 15:30 Situata sipas qarqeve
Tirane
Shën Meri (pjeërisht) , Pezë, Ibë (pjesërisht) , Mullet (pjesërisht), Valias, Shupal(pjesërisht), Shkallë(pjesërisht), Shën Gjergj(pjesërisht), Zalbastar(pjeserisht),
Durres
Sukth, Koxhas, Xhepal, Qaf Zotaj, Kënetë, Krujë/Qytet, Qerret , Gosë, Shkozet (pjesërisht),
Shkodër
Iballë, Shëngjin (pjesërisht),
Kukës
Mamëz, Surroj, Rragam
Burrel
Orosh, Fushe Gjorm,Tomin Luzni
Fier
Patos (pjesërisht), Ballsh (zona e Fratarit), Mbrostar, Lagjia “Kongresi i Përmetit”
Elbasan
Kajan, Hatolisht, Gjocaj, Labinot , Funare, Bradashesh, Gjinar.
Vlore
Mifol
Gjirokaster
Memalia, Kraste, Tepelene, Piskov, Përmet
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com