Teksa borxhi i konsumatorëve familjarë ka ardhur në ulje për të tretin vit radhazi, pas një rritjeje galoponte që pësuan këto detyrime gjatë periudhës 2009 -2013, kategoritë e tjera të konsumatorëve, ku përfshihen bizneset private dhe shtetërorë kanë rritur më tej ekspozimin ndaj OSHEE-se. Ndikimin më të madh në rritjen e borxheve ndaj OSHEE e dhanë institucionet dhe ndërmarrjet shtetërore, të cilat rritën detyrimet ndaj OSHEE me rreth 32 për qind, me një vlerë 10.6 miliardë lekësh ose 79 milionë euro.
Në të kundërt konsumatorët familjarë kanë ulur më tej detyrimet ndaj Operatorit te Shpërndarjes me rreth 6 milionë euro vitin e kaluar. Detyrimet totale ranë në 50.7 miliardë lekë, nga 51.1 miliardë lekë që ishin me 2016. Kurse borxhi i bizneseve ndaj OSHEE u rrit me rreth 3 milionë euro, duke e çuar vlerë totale të detyrimit në 11.4 miliardë lekë, nga rreth 1 miliardë lekë që ishin detyrimet deri në fund të vitit 2016.
d.b/shqiptarja.com