Rreth 4000 mijë biznese dhe abonentë familjarë do të përfitojnë nga përmirësimi i furnizimit me energji elektrike falë transformatorit të ri në nënstacionin e Kasharit. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka vendosur në nënstacionin e Kasharit një transformator të standardeve bashkëkohore, me kapacitet 110/20KV 40MVA.
 
Ky transformator do të garantojë cilësinë e furnizimit me energji në zonat përreth: Autostradës Tiranë-Durrës, Vorës, Kamzës, Institutit BujqësorIsh-Fushës Misto Mame, Yzberishtit, etj.
 
“Ky nënstacion furnizon rreth 4000 biznese, kryesisht të Autostradës Tiranë – (Vorë) Durrës. Natyrisht që përfitues do të jenë edhe abonentët familjar”, deklaroi Adriatik Kupi, Drejtor i Tensionit të Lartë (NTL), pranë OSHEE-së. 

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)