Presidentja Osmani: Kosova do vazhdojë të qëndrojë së bashku me SHBA-të

Presidentja Osmani: Kosova do vazhdojë të qëndrojë së bashku me SHBA-të

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po merr pjesë në samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian në Britani të Madhe, ku temë kryesore e diskutimeve është lufta në Ukrainë.

Osmani ka thënë se lufta në Ukrainë po e rrezikon sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm të rajonit, por edhe të gjithë Evropës. Ajo ka kërkuar mbështetje unike nga të gjitha vendet në mbështetjen e tyre për Ukrainën, e cila po përballet me agresionin rus qe nga shkurti 2022.

"Është shumë e rëndësishme që të qëndrojmë të bashkuar në mbrojtjen e vlerave të demokracive nga forcat keqdashëse si Rusia, por po aq e rëndësishme është të luftojmë kundër përfaqësuesve rusë, sepse ata janë po aq të rrezikshëm sa Rusia dhe vetë Putin”, ka thënë Osmani.

E para e vendit tonë ka folur edhe mbi intervenimin e NATO-s 25 vjet më parë duke i dhënë fund regjimit të kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq dhe duke sjellë lirinë për popullin shqiptar. Ajo tha se Kosova është storie suksesi e demokracisë, e cila gjithmonë ngadhënjen kur vendet janë të bashkuara për luftuar të keqen.

Ndërkohë në SHBA ka nisur fushata elektorale për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, presidentja Osmani ka thënë se kjo është çështje për të cilën vendos vetë populli amerikan me votën e tij të lirë. Ajo njëherësh ka shprehur mirënjohje për kontributin e madh që ka dhënë SHBA dhe aleatët e saj në mbështetje të Kosovës në luftën e saj për liri dhe zhvillimin e demokracisë.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, natyrisht edhe me BE për t'u siguruar që Kosova të mbetet një histori suksesi”, ka përfunduar Osmani. /Kosovapress

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Censi2023/ Kisha Orthodhokse: Të dhënat nuk pasqyrojnë realitetin, qytetarët nuk u pyetën për përkatësinë fetare

Censi2023/ Kisha Orthodhokse: Të dhënat nuk pasqyrojnë realitetin, qytetarët nuk u pyetën për përkatësinë fetare