Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në një takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm për Çështje Politike të Sigurisë së NATO-s, ambasadorin Boris Ruge.
Presidentja e Kosovës pas takimit me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge tha se i ritheksoi mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.
"Sot, në takim me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge ritheksova mirënjohjen e Kosovës për kontributin e vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO. Kosova është e gatshme që t’i kontribuojë unitetit transatlantik në mbrojtje të vlerave të përbashkëta të paqes, demokracisë e lirisë", tha ajo. /Kosovapress