Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi nga ceremonia përkujtimore në Krushë e Madhe se krimet e luftës në Kosovë nuk do të harrohen dhe se drejtësia për viktimat mbetet detyrim.  

 Në përvjetorin e 27-të të masakrës makabre në Krushë të Madhe, Osmani iu bashkua shumë  qytetarëve që morën pjesë në tubimin përkujtimor.

Mes pjesëmarrësve ishin ministri për Vlerat e Luftës, Andin Hoti, ministrja Fitore Pacolli, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi. Pranë varreve të më të dashurve të tyre qëndruan edhe me qindra qytetarë.

Në ketë tubim përkujtimor nuk morën pjesë kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.

Duke vënë theksin tek fakti se se shumë familje ende presin përgjigje për të zhdukurit, Osmani veçoi rastin i Ukshin Hotit.

“Ata nuk i vranë në betejë por në shtëpitë e tyre. Ky ishte një krim me paramendim, ishte një akt i qëllimshëm për të shuar ekzistencën. Tragjedia nuk përfundon këtu edhe sot 64 banorë të Krushës së Madhe janë të pagjetur. Histori që presin akoma drejtësi. Në mesin e këtyre plagëve qëndron edhe fati i profesor Ukshin Hotit. Ai ishte një figurë politike dhe akademike që artikuloi lirinë. Një padrejtësi që nuk është shuar me kalimin e kohës”, tha ajo.

27 vjet më parë, konkretisht më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit u masakruan 243 persona, ndërsa qindra shtëpi private u dogjën. Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme dhe njëra nga vrasjet masive që u bënë popullit kosovar nga paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë  serbe anekënd Kosovës.


Lajmi kryesor:

27 vite nga masakra që tronditi Kosovën, krimi makabër serb që la pas 243 viktima dhe dhjetëra të zhdukur


U.D/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Mars, 23:04

    Play-off i Botërorit, mendoni se Shqipëria do e kalojë Poloninë?