Osmani takohet me presidentin e Emiratave të Bashkuara Arabe, diskutime për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

Osmani takohet me presidentin e Emiratave të Bashkuara Arabe, diskutime për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës

Vjosa Osmani dhe Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në takim nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan në Dubai, ku po zhvillon punimet e COP28, konferenca kryesore globale.

Sipas njfotimit për media thuhet se në takim, Osmani ka vlerësuar lartë mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe në kohën më të vështirë për popullin tonë.

“Ajo në veçanti vlerësoi mbështetjen në sektorin e shëndetësisë, përmes ndërtimit të spitaleve, të cilat kontribuojnë dukshëm në përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të ofruara, në veçanti për nëna dhe fëmijë. Në këtë drejtim, Presidentja theksoi se kjo mbështetje është dëshmi e lidhjes së fortë në mes të dy shteteve tona”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, në takim u diskutua edhe për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, rritjes së investimeve në energji, shëndetësi, turizëm dhe sektorë të tjerë strategjik, si dhe për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Presidentja Osmani përgëzoi Lartmadhërinë e Tij për organizimin e suksesshëm të COP28, në të cilën konferencë Kosova po merr pjesë për herë të parë në nivelin më të lartë shtetëror, me ftesë të Lartmadhërisë së Tij.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion