Në raportin gjashtëmujor të shpenzimeve, Kuvendi ka raportuar se nga shpenzimet e përgjithshme për këtë periudhe kohore ka harxhuar 65.6% të buxhetit ose mbi 3 milionë e 100 mijë euro, nga 4 milionë e 740 mijë sa janë planifikuar, shkruan Tribuna.
Në këtë shumë janë përfshirë pagat, mëditjet, udhëtimet zyrtare, drekat, akomodimet dhe shpenzimet tjera të nevojshme për deputetët dhe stafin e administratës së Kuvendit. Madje, këta të fundit kanë harxhuar buxhetin pothuajse në linjë të njëjtë me 120 deputetët të Parlamentit.
Marrë nga Indeksionline
(v.gj/shqiptarja.com)