Për herë të parë organizohet
festivali “Aleko Prodani”

Për herë të parë organizohet<br />festivali “Aleko Prodani”
KORÇË- Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “Aleko Prodani” pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme të sezonit artistik në teatrin “A. Z. Çajupi” në Korçë.
 
Drejtoresha e Teatrit, Zamira Kita thotë se ky festival që mban emrin e aktorit të njohur Aleko Prodani do të sjellë në konkurrim trupa shqiptare, jo vetëm nga Shqipëria, por dhe nga Maqedonia dhe Kosova. Ajo shpjegon se “do të jetë një javë festive në qytet.
 
Ky do të jetë festivali i parë i komedisë, përmes të cilit do të bëjmë teatër, të këmbejmë eksperienca, të sjellim gëzim dhe alegri për publikun”.
 
Ky projekt tashmë ka marrë miratim për mbështetje financiare të Bashkisë së Korçës dhe të Ministrisë së Kulturës.
 
Një juri profesionale do të vlerësojë shfaqjet më të mira, ndërsa të gjitha çmimet e festivalit që pritet zhvillohet në skenën e teatrit të Korçës do të mbajnë emrin e aktorit të njohur të teatrit dhe humorit Aleko Prodani. 

Shkrimi u publikua sot (02.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print) 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë