GREQI - Për herë të parë në legjislacionin grek parashikohet mundësia e kontakteve erotike me të dashurat, bashkëshortet, apo edhe prostitutat me pagesë në qeli të veçanta në brigjet greke.

Qelia e parë “ROZË” është ngritur në burgun e Agia në Hania tëKretës.

Sipas kodit të ri të burgjeve, në këtë mënyrë zgjerohen të drejtat e kontakteve të të burgosurve.

Gjithashtu parashikohet për herë të parë përdorimi i kompjuterave dhe aksesi në internet nga ana e të burgosurve, por vetëm për shkaqe arsimimi apo shkencore (!), në rast se të burgosurit janë në shkollë.

Gjithashtu lejohet edhe qëndrimi i përkohshëm (në gjendje gjysmë të lirë) i të burgosurve nëpër hotele, veç burgjeve.

Në kategoritë e mësipërme, lehtësimet parashikohen për të burgosurit me krime të lehta.

(Gre.M/Shqiptarja.com)