Hilaria Baldwin është e apasionuar pas jogës dhe ajo nuk resht së postuari foto të vetes duke ushtruar joga.

Të fundit që ka bërë publike në rrjetin e saj social Twitter janë në një jaht e veshur me bikini.

Thuajse çdo ditë ajo ka një ide të re dhe e ndan menjëherë me miqtë.

hilaria baldwin

Pavarësisht se bashkëshorti i saj Alec Baldwin dëshiron një jetë private, kjo nuk e ka penguar Hilarian që të vazhdojë pasionin e saj publikisht.

Madje në një deklaratë për mediat ai ishte shprehur se, “Hilaria mund të krijojë raportin e saj me mediat”.

Çifti kanë një djalë 1 vjeç dhe Hilaria ka treguar format e saj të tonifikuara tek sa kishte dalë shëtitje me vogëlushin në krahë.
 Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)