Për pak tradhëtoi gruan me...
gruan, emocionon mijëra njerëz

Për pak tradhëtoi gruan me...<br />gruan, emocionon mijëra njerëz
Historitë me tradhëti, në pjesën e tyre më të madhe, përfundojnë me lot, trauma emocionale dhe mbase disa kocka të thyera. Por ky nuk është rasti. Jason Hewlett, komedian, ndau me ndjekësit një histori prekëse.

“Pak e turpshme për ta pranuar,- filloi ai,- por mendoj se për pak tradhëtova time shoqe sot.” Gjithçka filloi ndërsa bënte pazar...

“Teksa i drejtohesha kasës, pashë një grua që qëndronte në rradhë, e cila më la pa fjalë. Uau, lum ai djalë që e ka, mendova, dhe në moment kuptova se ishte gruaja ime. Ishte e habitshme të shihja time shoqe në të njëjtin vend, duke jetuar jetën e saj, pa ditur asgjë që edhe unë isha aty. Dikush qëndronte mes nesh, prandaj unë thjesht e vështroja dashurinë time.

Unë i dërgova disa mesazhe të tipit ‘Hej seksi’, ‘Çfarë po blen zemra ime e vogël?’, por asnjëri nuk ia tërhoqi vëmendjen, e ajo vazhdonte të kërkonte kuponin që kishte ruajtur që të blinte aty. Kështu që hoqa dorë dhe vazhdova’. U shokova nga bukuria e saj. Unë e shoh shpesh, por sot e pashë me një sy tjetër dhe s’mund ta besoja që unë jam partner ii saj. Së dyti, u mahnita nga fakti që ajo as nuk m’i hodhi sytë.

Kjo është diçka e mirë dhe e keqe. E mirë sepse ajo nuk i kullot sytë lart e poshtë. E mirë, sepse nuk m’i hodhi sytë mua, tipit të çuditshëm që e shihte mbrapa shpinës. Por mbase kjo është edhe diçka e keqe. Po sikur të mos kisha qenë unë? Më erdhën ndërmend të gjitha tentativat për të fituar dashurinë e saj, përpjekjet ‘herkuliane’ që m’u desh të bëja për vite të tëra që të fitoja vëmendjen e saj dhe të pranonte të dilte me mua në një takim.

Së treti, jam shumë i kënaqur që e pashë plot vetëbesim, si një femër të pavarur, të aftë, të përulur, të ëmbël, plot humor. Pastaj rrëmbeu gjërat e saj dhe doli jashtë. Nuk thashë asgjë, vetëm e vështroja teksa largohej, e admiroja duke ditur se është gruaja ime dhe unë dashuroj gjithçka rreth saj.”


Gruaja e tij hyn shumë rrallë në Facebook, prandaj me siguri s’do ta shohë postimin që ka marrë më shumë se 100,000 pëlqime dhe 81,000 shpërndarje. Sa keq, sepse një histori e tillë padyshim që ia vlen të lexohet.
hewlett
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë