Koha e pazakontë me diell, që afroi dhe përcolli Ditën e Verës në Shqipëri, megjithë festimet në disa qytete të mëdha, sidoqoftë nuk i ka ngrohur plotësisht zemrat e shumë qytetarëve, të cilët presin atë që mjaft prej tyre e quajnë Pranvera e madhe, e cila mund të vijë pas stinave të nxehta, të lagështa dhe të acarta të shumë viteve me rradhë, por që tashmë shpresohet të rritë cilësinë e jetës, emancipimin dhe civilizimin e gjithë shoqërisë në këtë vend ballkanik.
Është fjala për integrimin me ritme të shpejta në Evropë, integrim që do t’i jepej një spunto e re dhe më e sigurt nga akordimi i statusit zyrtar për në BE. Tashmë u bënë vite që aspirimi për të hedhur këtë hap institucional në rrugën e qëndrueshme të zhvillimit nuk është aq i lehtë sa u dukej shqiptarëve mbi 20 vjet më parë, kur me brohorima entusiaste dhe klithma gazmore nëpër sheshet e qyteteve ushtonte parrulla: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa”. Vështirësia për të hedhur gradualisht hapin institucional në rrugën e qëndrueshme të zhvillimit i bindi edhe shqiptarët më naivë dhe më pak të arsimuar, se ky qenka një proces që zhvillohet në ndërveprim të përhershëm me botën e jashtme dhe, ç’është akoma më e rëndësishme, Integrimi Evropian nuk është të qenët, por të bërët; ai nuk është një rezultat, por veprimi që duhet të çojë në këtë rezultat.
Dhe e vërteta është që me ndihmën e institucioneve Evropiane dhe të shteteve të veçanta të spektrit Evroatlantik, prej disa vitesh rresht u procedua në mënyrë graduale, me bindjen që çdo arritje krijon besimin e nevojshëm për suksesin e nismave të reja, ndër të cilat vlerësohej sidomos për Shqipërinë zhvillimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, që deri më 23 qershorin e kaluar për shumë e shumë qytetarë të këtij vendi dukeshin si një tabu. Por, pas zhvillimit të drejtë të tyre dhe fillimit të veprimtarisë së një qeverisjeje të re, shpresat brenda dhe jashtë nesh u rritën për t’u ndërmarrë këtu në një kohë sa më pak modeste reforma të domosdoshme, që do ta shkurtonin rrugën e Shqipërisë drejt Brukselit.
Dhe, veç të tjerash, për t’i vënë në provë këto shpresa, disa prej Shteteve Anëtare të BE nuk nxituan për të dhënë votën e tyre në Samitin e Këshillit të Evropës dhjetorin e kaluar, por e shtynë akordimin e statusit të dëshiruar deri në korrikun e pritshëm, kur Qeveria shqiptare do të shprehte vullnetin e saj të fortë në kapërcimin pa kompromis të pengesave që do t’i viheshin nga jashtë dhe nga brenda vendit.
Pikërisht kësaj periudhe i përkasin një sërë nismash brenda një kuadri të përshtatshëm, që shtynë Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore të deklaronin firmosjen, si edhe fillimin e lëvrimit të disa huave të mëdha në adresë të Shqipërisë, si shprehje të besueshmërisë te qeverisja e re e saj që do t’i japë frymëmarrje ekonomisë dhe do të nxitë zhvillimin e shpejtë të vendit. Pikërisht kësaj periudhe i përket edhe hartimi i një studimi të Institutit Demokratik Amerikan, sipas të cilit akordimi nga Brukseli për Shqipërinë i statusit të Shtetit kandidat për në BE duket ralisht i afërt.
Pikërisht kësaj periudhe i përket vizita në Tiranë, krahas shumë personaliteteve të tjera evropiane, edhe e Kryetarit të Senatit të Francës, Zhan Pier Bel, i cili u shpreh otimist se ky status do të jepet në qershorin e pritshëm, sepse mazhoranca i ka votat për të kryer reformat. Pikërisht kësaj periudhe i përket edhe një intervistë e Ambasadorit në Tiranë të Hollandës, e cila në dhjetorin e kaluar paralajmëroi veton në Këshillin e Evropës ndaj Shqipërisë, më së shumti ngaqë Vendet e Ulëta ndodheshin atëherë në prag të zgjedhjeve parlamentare (ku ekstremi i djathtë pretendonte primatin e votave), ndërsa tani inkurajon qeverisjen e re për reformat e nisura dhe i tërhiqte vëmendjen opozitës politike për respekt dhe tolerancë.
Po përse kjo tërheqje vëmendjeje? Tashmë është e qartë që opozita politike, më saktë liderët e saj, të shqetësuar apo të tërbuar prej humbjes së pushtetit të tyre dëgjojnë jo zërin e arësyes, por të një personi, që i ngujuar në vatrën e “kullës” së vet të destruktivitetit mban në duar mashën për të trazuar dhe mbajtur ndezur “urët e zjarrit”. Prej këtyre liderve së bashku dhe prej kasnecëve të vet, vazhdimisht po bëhen përpjekje intensive, për të penguar seriozisht procesin e integrimit, aq sa edhe në Takimin e fundit të Komitetit të përbashkët të Parlamentit Evropian dhe Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësuesit e opozitës (Partisë Demokratike) pritën një E – mail nga Sali Berisha për të bojkotuar miratimin e Deklaratës përkatëse.
Dhe kështu bënë! Ndërkohë që Kryetari formal i kësaj Partie, Lulzim Basha paralajmëron mazhorancën të mos e shkarkojë për mosbashkëpunim flagrant në shkelje të ligjit beniaminin e opozitës, Shefin e Shërbimin Informativ. Paralajmëron mazhorancën, madje nën kërcënimin, se ajo nëse e bën këtë “do të luajë me zjarrin”. Me atë të “zjarr”, që të kujton skenat e shfaqura para pak javëve në Sarajevo, një prej të cilave botohej n’atë kohë në një numër të gazetës zyrtare të Partisë Demokratike në Tiranë, nën titullin e madh me gërma kapitale: “Pranvera boshnjake po afron në Tiranë”.
Kështu po ndodh me opozitën politike në Shqipëria, ndërkohë që përfaqësuesit e saj thonë publikisht, se e mbështetin përpjekjen për Integrimin Evropian. Mirëpo, ky Integrim mbështetet sidomos te vlerat evropiane, dhe përpjekja e përgjithshme për t’i kërkuar këto vlera kërkon respekt, kërkon tolerancë. Kufijtë e tolerancës duhet të vendosen aty ku bëhet fjalë për vetë diskursin e vlerave. Në këtë kuadër është për t’u dalluar ndryshimi midis vlerave individuale private që përftohen nga diskursi, por që nuk kërkojnë marrëveshje, dhe vlerave kolektive publike, të cilat mbartin në vetvete kërkesën për ecuri të përgjithshme shoqërore. Kush i vë në dyshim rregullat e këtyre vlerave, vetë del jashtë debatit. Dhe, sado që të kërcënojë apo të shpikë për afrimin e së ashtuquajturës pranvera boshnjake, në Tiranë po troket vetëm një pranverë evropiane, ajo që po quhet gjithnjë e më shpesh “Pranvera e madhe”.
Shkrimi u publikua sot (16.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com