SHKODËR - Artan Bushati është përcjellë nga miqtë dhe të afërmit dje në banesën e fundit në qytetin e tij të lindjes ku hodhi hapat e parë të një karrierë që do të mbetet gjatë në memorien të gjithë shqiptarëve, por jo vetëm si futbollist, por edhe si trajner i zoti dhe me përkushtim. Profesor Bushati është përcjellë me lot dhe hidhërim në banesën e fundit duke regjistruar një tjetër humbje të madhe për futbollin tonë pas Zhegës dhe Zijait.
Në ceremoninë e lamtumirës ishin të pranishëm shumë miq dhe shokë të Bushatit me të cilët kishte kaluar momentet më të bukura në jetë. Mes tyre futbollistët e Vllaznisë, Rragami, por edhe presidenti i FSHF, Duka, deputeti i LSI, Petrit Vasili, Agron Cela dhe shumë të tjerë. Në fjalën e tij Duka u shpreh se”Me dhimbje të thellë i japim lamtumirën mikut tonë, Tani ishte një futbollist, trajner dhe mbi të gjitha një njeri shumë i mirë.
Tanin e kam pasur shok më shumë se marrëdhënia me futbollin. Kjo është një humbje e madhe për futbollin tonë” deklaroi ai. Rragami me hidhërim dhe lot në sy teksa fliste për Bushatin u tha se” Tani ishte busulla e Shkodrës në futboll, ai na ka drejtuar, kemi marrë shumë prej tij, e kam pasur shok dhe vëlla. Ishte një njeri i mrekullueshëm”. Ngushëllimet për familjen për largimin e njeriut të tyre të dashur kanë bërë edhe Petrit Vasili i LSI, pasi Bushati ishte në listat e kësaj parti në zgjedhjet e fundit.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 31.08.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com